Procedura e plotësimit të 2257 kuotave
14/10/2009 Do të pranohen vetëm kërkesat që dorëzohen në drejtoritë arsimore brenda datës 16 tetor
Shpallja e fituesve pranë universiteteve publike do të bëhet më 31 tetor 2009
Shpallen procedurat dhe afatet e aplikimit për pranimet e fazës së tretë në të gjitha universitetet publike të vendit. Pas rishpërndarjes së bërë nga Ministria e Arsimit, janë rreth 2275 kuota të mbetura bosh, të cilat do të plotësohen gjatë raundit të tretë të pranimeve për vitin akademik 2009-2010. Fillimisht kandidatët duhet të paraqiten pranë drejtorive arsimore për të bërë kërkesën, në të cilën tregojnë se do të marrin pjesë në këtë fazë të re pranimesh. Në rast se kërkesa nuk do të dorëzohet pranë drejtorisë deri më datën 16 tetor, kandidati nuk ka të drejtë të vijojë procedurën e mëtejshme për përzgjedhjen e preferencave të reja. “Kandidatët e përcaktuar duhet të paraqiten në drejtoritë rajonale ose zyrat arsimore të çdo rrethi deri më datën 16 tetor 2009, ora 18:00, për të bërë kërkesën për plotësimin e formularit A-3”, - thuhet në udhëzim. Më pas do të evidentohen menjëherë kërkesat e bëra dhe në bazë të tyre do të shpërndahen formularët A-3. Plotësimi i këtyre formularëve zyrtarisht do të nisë më datën 21 tetor dhe do të vijojë deri më 26 tetor. Burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit kanë pohuar gjatë ditës së djeshme se janë rishpërndarë gjithsej 2257 kuota të parealizuara në të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë në vend.
Kategoritë
Udhëzimi përcakton se kanë të drejtë të plotësojnë formularin A-3 të gjithë kandidatët që “nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për tu regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009–2010, kategoritë që janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në asnjë program të studimeve të larta publike për këtë vit si dhe ata që janë fitues të regjistruar në një program studimi, por që për arsye të ndryshme nuk e pëlqejnë më këtë degë dhe duan ta ndërrojnë atë”. Përzgjedhja e preferencave në formular do të jetë e kufizuar, pasi në të do të listohen vetëm kuotat e mbetura të parealizuara si dhe programet e reja të miratuara nga qeveria shqiptare.
Shpallja e fituesve
Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) më datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës dhe të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të larta të kërkuara prej tyre në formularin A-3 në përputhje me kuotat e rishpërndara.
Ndërkohë universitetet, duke filluar nga data 31.10.2009, do të shpallin në vende të dukshme në mjediset e tyre datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim si dhe të dhëna të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë pranë çdo universiteti.
Tarifa
Pagesa prej 15 mijë lekësh që është paguar nga kandidatët e caktuar gjatë dy fazave të para të pranimeve do të njihet, çka do të thotë se, nëse këta kandidatë janë shpallur fitues në fazën e tretë nuk do të paguajnë një faturë të dytë financiare gjatë procesit të regjistrimeve. “Sqarojmë kandidatët që do të shpallen fitues gjatë kësaj faze se tarifa e regjistrimit prej 1500 lekë e arkëtuar nga kandidati për regjistrimin përfundimtar të fazës së dytë të regjistrimeve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë do të kalojë me xhirim nga llogaria e degës së thesarit ku institucioni publik i arsimit të lartë ka llogarinë buxhetore, në llogarinë e thesarit të institucionit tjetër publik të arsimit të lartë në të cilin është bërë regjistrimi përfundimtar i fazës së tretë të regjistrimeve”, - pohohet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.
Plotësimi i formularit A-3
Kategoritë
Formularit A-3 do të plotësohet nga kategoritë që nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve për tu regjistruar në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin akademik 2009–2010. Kategoritë që janë përfshirë në listat e fituesve dhe nuk janë regjistruar në asnjë program të studimeve të larta publike për këtë vit, si dhe ata që janë fitues të regjistruar në një program studimi, por që për arsye të ndryshme nuk e pëlqejnë më këtë degë dhe duan ta ndërrojnë atë.
Fituesit
APRIAL-i më 30 tetor do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës dhe të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A-3 në përputhje me kuotat e rishpërndara. Ndërkohë universitetet, duke filluar nga data 31.10.2009, do të shpallin në vende të dukshme në mjediset e tyre datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit/çregjistrimit së bashku me listën e dokumenteve.
Tabelë
Regjistrimet e fituesve të fazës së tretë
Regjistrimi i kandidatëve fitues të kësaj faze do të bëhet pranë sekretarive mësimore të institucioneve publike të arsimit të lartë në datat 1, 2, 3 dhe 4 nëntor 2009, nga ora 8:00 deri në orën 18:00. Për regjistrim kandidati të dorëzojë dosjen individuale me dokumentet origjinale të mëposhtme:
a) Dëftesë pjekurie (në mungesë vërtetim notash me fotografi të nënshkruar nga drejtori i shkollës dhe nga drejtori i drejtorisë arsimore rajonale (drejtori i zyrës arsimore), si dhe dokument të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.
b) Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje të mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit. Në mungesë të tyre kandidati dorëzon certifikatë personale me fotografi.
c) Dy fotografi.
ç) Mandat arkëtimi të tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë.
d) Për kandidatët e përcaktuar në pikën 4/c vërtetimi i çregjistrimit nga programi i mëparshëm i studimit.