E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet prostituta, seks me të moshuarin në park

14/10/2009  Shtetasi 71-vjeçar do të paguante 200 lekë. Akti në sy të dhjetëra qytetarëve

U kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me një të moshuar në park, arrestohet prostituta. Seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit ka arrestuar në flagrancë Mimoza M. 39 vjeçe me banim në lagjen “11 nëntori” pasi u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në publik me Mustafa P. 71 vjeç me banim në këtë qytet.

Akti

I moshuari dhe 39-vjeçarja kanë rënë dakord për të kryer marrëdhënie kundrejt shumës 200 lekë. Më parë prostituta ka studiuar të moshuarit në park dhe mes tyre i ka vënë syrin Mustafa P. Pasi i është afruar tek stoli i ka propozuar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt shpërblimit. 71-vjeçari ka pranuar me kënaqësi duke ofruar vetëm 200 lekë. Më pas, për mungesë të hollash, problem ka qenë vendi se ku do të kryhej riti. Pa u menduar gjatë çifti ka zgjedhur të përfundojë punë në parkun “Rinia” edhe pse aty kalonin dhjetëra kureshtarë. Kalimtarët kanë njoftuar policinë, e cila i ka kapur në flagrancë. Mimoza M. ka dëshmuar në polici se ka kërkuar të kryejë seks kundrejt shumës 200 lekë. Edhe i moshuari ka deklaruar të njëjtën gjë duke u mbrojtur se nuk kishte faj. Mimoza M. rezulton të jetë dënuar njëherë për veprën penale të vjedhjes. Ndaj saj është ngritur vepra penale e ushtrimit të prostitucionit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›