E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Vasili premton përmirësim të shërbimit në spital

Rritja e nivelit të shërbimeve të nivelit terciar është objektivi kryesor i ministrisë së shëndetësisë. Kjo është ajo çfarë ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i cili ka thënë se duhet të rritet niveli i diagnostikimt të sëmundjeve te ndryshme. Sipas tij, shqiptarët të cilët tashmë shkojnë jashtë për diagnostikim duhet të qëndrojnë në Shqipëri.
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është shprehur gjithashtu se përfundimi i urgjencës së qëndres spitalore universitare Nënë Tereza është një ndihmë tjetër e madhe e cila do të sjellë përmirësime në sisitemin e shëndetësisë. Ky është një projekt në të cilin është financuar një shumë prej 14 milionë dollarësh i cili pritet të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›