E Shtunë, 31 Tetor 2026

Proceset gjyqësore të Putinit si ato të Stalinit

24-05-2013 / “Foreign Policy”

Ja pse përpjekja absurde e Rusisë për t’i mbyllur gojën Alexey Navalnit është një kthim prapa te kohët e këqija të Stalinit dhe Hrushovit

“Rusia është si një vaskë me para. Ti e fut dorën deri në fund, e nxjerr dhe pikërisht para syve të tu, shfaqet gropa dhe sërish ajo mbetet një vaskë me para” ka thënë dikur Nikita Hrushov, duke folur për vendin që drejtoi. Ish-kryeministri, i cili 60 vjet më parë denoncoi Stalinin dhe aparatin e tij të sigurisë është drejtuar në varrin e tij. Institucionet e ligjshme ruse ende po vazhdojnë me proceset gjyqësore alla Stalin. Duke ndjekur akuzat e motivuara politikisht të Yukos CEO Mikhail Khodorkovsky dhe feministit ngatërrestar të Pussy Riot, ende vazhdon gjyqi i shtirur i nëpunësit dhe aktivistit Alexey Navalny.
Pak vite më parë, Navalny nisi të fliste kundër partisë në pushtet në Rusi, duke e quajtur partinë si të përbërë prej “hajdutësh e mashtruesish” e duke i rënë në kokë akuzave për presidentin rus, Vladimir Putin.
Një lider karizmatik, Navalny drejtoi protestat kundër zgjedhjeve parlamentare më 2011 dhe kundër fitores presidenciale të Putinit më 2012. Dikur këshilltar i guvernatorit të rajonit Kirov, në prill Navalny u akuzua për mashtrim në kompaninë e lëndëve të drurit në shumën e 16 milionë rublave (530,000 dollarë) dhe ku u dënua me 10 vjet burg.
Vitin që shkoi, investigatorët mendonin se akuzat ishin false, por pati një rivlerësim, mbase për shkak të frikës së Putinit se mos Navalny po rritej politikisht.
Popullariteti i tij tashmë qëndron në nivelin 40% dhe muajin e fundit Navalny deklaroi se do të kandidonte për president në përpjekje për të hequr nga pushteti Putinin.
Pa dyshim që presidenti aktual nuk dukej i kënaqur. Mbi të gjitha, akuzat për aktivistët e anti-korrupsionit pikërisht për korrupsion ka qenë për një kohë të gjatë një taktikë e preferuar e Kremlinit.
Gjyqi është hapur e mbyllur disa herë muajin e shkuar, por ditët e fundit të procedurës kanë qenë një siklet i vërtetë për prokurorët - duke paraqitur një dëshmi nga ana e një nëpunësi të rajonit të Kirovit, i cili u shpreh se Navalny nuk mund të kishte vjedhur atë sasi lënde druri, duke qenë se nuk kishte as pushtet për ta bërë këtë. Gjykata e kundërshtoi kërkesën e Naalnyt duke deklaruar javës që shkoi se kërkimi në zyrën e Kirovit ishte i paligjshëm.
Një dëshmitar tjetër, ish-drejtori i kompanisë, tha se Navalny ishte fajtor se kishte këshilluar bërjen e kontratave të padrejta.
Teksa audienca nisi të turfullonte, ish drejtori me zemërim u përgjigj “Mos jeni në cirk këtu?” Ata që ndodheshin në sallë e ndjenin vërtet se ishin në cirk, ashtu si shumë dëshmitarë të tjerë që kishin dëshmuar se nuk i mbanin mend marrëveshjet që kishin bërë me Navalnyn.
Në ndonjë shtet me ligje të forta, një deklaratë e tillë do ishte e mjaftueshme për të hedhur akuza.
Kjo është një deja vu për të gjithë rusët, që i mbajnë mend shfaqjet teatrale të vitit 1930 – çështjet me peshë lidhur me verdiktet që përfunduan në mijëra të dënuar me vdekje apo të dënuar të jetonin nëpër gulage.
Gjyqet zhvilloheshin për të demonstruar “paanësinë” e Bashkimit Sovjetik kundrejt të akuzuarve, të cilët të tmerruar për jetën dhe reputacionin e tyre, merrnin pjesë në gjyqe, duke pranuar krime që nuk i kishin bërë kurrë në jetë.
Akuzat ngriheshin nga përpjekjet për të vrarë liderët sovjetikë që spiunonin për Perëndimin. Këto akuza shkatërronin lidershipin ushtarak sovjetik, duke u shoqëruar me një erë shkatërrimtare para Luftës së Dytë Botërore.
Ata gllabëruan mes të tjerëve: Grigory Zinoviev dhe Lev Kamenev “bolshevikët e vjetër” që ishin mësuar ta ndanin pushtetin me Stalinin pas vdekjes së Leninit, po ashtu edhe Nikolai Bukharin, një botues erudit i Pravdës, dikur i njohur si “trashëgimtari i Leninit”.
Buharin kishte guxuar të sfidonte lidershipin suprem të Stalinit duke vënë në dyshim mungesën e transparencës qeveritare, një faj ky që nxiste një përgjigje gjarpëruese.
Në një histori të njohur të vitit 1937, thuhet se Diktatori i Madh pa Trashëgimtarin e Leninit që po rrinte i vetëm në Kremlin. “Pse je vetëm, Bukharchik?” e pyeti me mirësjellje lideri. “Eja më afër, ti je yni”. Buharin u duk me entuziazëm, por Stalini po tallej me të – një javë më vonë Bukharini u arrestua, u mor në pyetje për disa muaj me radhë dhe pasi pranoi se kishte kërcënuar jetën e Stalinit, u ekzekutua se u përpoq të sillte kapitalizmin në Rusi.
Hrushovi, nga ana e Stalinit, ishte një pjesëmarrës entuziast në shfaqjet gjyqësore, duke përfshirë këtu edhe Bukharinin.
Pasi mori pushtetin më 1953, kryeministri u përpoq të lajë gjynahet për të kaluarën e tij despotike duke rehabilituar shumë të burgosur gulagë. 
Në vitet 1954-1956 numri i ‘të burgosurve politikë’ në burgjet sovjetike shkonte nga shifra gjysëm milionë deri në 100 mijë persona, por për vdekjet e bolshevikëve të vjetër - Zinoviev, Kamenev, Bukharin dhe të tjerë - nuk u fol kurrë.
I përjashtuar nga Kremlini më 1964, Hrushovi u pendua dhe sipas nënës sime, kishte thënë se “Duhej t’i kisha rehabilituar ato. Por nuk doja të fusja në siklet liderët komunistë jashtë shtetit. Ato m’u lutën në gjunjë që të heshtja”.
Gjyshi im po mendonte për këto çështje, teksa shfaqjet gjyqësore nisën të ktheheshin nga paraardhësi i tij, Leonid Brezhnev. Më 1965 shkrimtarët Andrei Sinyavsky dhe Yuly Danielu arrestuan dhe pas një gjyqi të potershëm u dënua me punë të rëndë në gulag, ngaqë kishte botuar jashtë shtetit veprat anti-sovjetike nën pseudonimet Abram Tertz dhe Nikolai Arzhak. Duke ndjekur shembullin e Stalinit për ‘drejtësinë’ Putini ka vlerësuar rastin Navalny: “Njerëzit dënohen jo për këndvështrimet e tyre politike apo për veprimet e tyre, por sepse abuzojnë me ligjin... Ky është një tjetër rast që duhet trajtuar në mënyrë shumë objektive”.
Por ndërkohë që shfaqjet gjyqësore të Stalinit i frikësoheshin vëzhguesve dhe shlyerjes së fajit nga të akuzuarit, lideri i tanishëm ka një ‘objektivitet’ me të cilën mashtron pak njerëz. Dihet se 52% “nuk besojnë se gjyqi është objektiv”.
Një opinion i ri publik tregon se më shumë se gjysma e vendit e konsideron partinë e Putinit për korrupsion. Bashkë me ironinë e tij të pasur që Putini, i cili gjatë viteve të tij në pushtet ka grumbulluar një pasuri prej 70 bilionë dollarësh, po gjykon Navalnyn dhe para tij edhe Khodorkovskyn (dikur njeriu më i pasur i Rusisë) se kanë abuzuar me ligjin.
Më 2010 Putini ka thënë për ish shefin Yukos “Një hajdut duhet të qëndrojë në burg”. Por nuk ishte hajdutëria që solli rënien e Khodorkovskyt; por kontributi i tij për partitë opozitare në vend.
Që nga viti 2003, ai i ka rezistuar disa gjyqeve publike dhe tashmë ndodhet në një gulag në veri të Rusisë deri më 2016. Së fundmi, dënimi i tij është ulur për shkak të ndryshimeve në ligjin e krimit ekonomik, por janë të shumë ata që janë skeptikë se ai së shpejti mund të lirohet.
Njësoj si ky rast, më 2012 Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova anëtare të Pussy Riot u dënuan me dy vjet burgim në kampet ish-sovjetike.
Në Rusi në të vërtetë historia përsërit veten – në një gërshetim me thënien e Karl Marksit – si tragjedi dhe farsë njëkohësisht. Rastet vendosen si teka të autoriteteve, sepse me ne pushteti është subjekt i amullisë me një publik apatik që i dorëzohet paradoksit të tiranisë në vend: një shtet i dobët funksionon si i fortë duke privuar qytetarët nga liritë themelore.
Në mungesë të sundimit të ligjit, rusët mendojnë se janë të nënshtruar ndaj shtetit të vet më shumë si qytetarë që jetojnë në një shoqëri civile të pavarur. Ky lloj dorëzimi de facto krijon një mjedis pjellor për despotizmin, ku ndrydhen iniciativat e shumta politike.
Ne zhvillohemi, por ngadalë. Rusët dolën nëpër rrugë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011; ata kundërshtuan zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, që, siç theksuan edhe nëpër sloganët e protestës, e kthyen mbrapsht Putinin për një mandat të tretë si kreu i shtetit.
Tashmë vetëm 26% e vendit shprehen se mund ta mbështesin Putinin në mandatin e katërt për president më 2018. Shfaqjet gjyqësore të reja po nxjerrin në pah një ndryshim. As Navalny, as Khodorkovsky nuk e kanë pranuar fajin. Përkundrazi, ata vazhdojnë të flasin nga qelitë e burgut dhe nga sallat e gjyqit.
Hrushovi vazhdimisht rrinte në shtëpi dhe shkruante në kujtimet e tij se përvoja e tij më despotizmin – vetëm pas vdekjes së Stalinit u pendua; ai denonconte njeriun, jo sistemin e tij - na mëson sot se duke u fokusuar te lideri më shumë sesa te institucionet funksionale, kjo ishte gjysma e fitores.
Zgjedhjet e vjedhura nuk nisin me fletët e votimit të manipuluara apo me kandidatët alternativë. Ato nisin kur populli lejon që sistemi ligjor të ecë mbrapsht.
Rusia që prej një dekade po hesht, ndërkohë që Khodorkovsky vazhdimisht e ka mohuar drejtësinë. E vërteta është se ne kemi atë sistem drejtësie që meritojmë.
Çështja sot nuk është nëse Navalny do të lirohet nga gjykata; por sa shumë do zemërohemi kur të mos lirohet.
Përktheu Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›