E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e pagave ne 2011 me pak

Buxhetoret do te kene vitin e ardhshem nje shtese me te vogel page se sa ajo qe moren ne maj te ketij viti.

Perkunder deklaratave te qeverise se do te vazhdoje politiken e saj te rritjes se pagave fondi qe ajo ka parashikuar per kete qellim ne buxhetin e vitit te ardhshem eshte 38 perqind me i ulet se ai i ketij viti.

Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave fondi per rritjen e pagave per vitit 2011 eshte 1.495 miliarde leke nga 2.36 miliarde qe ishte ne vitin 2010. Kjo do te thote se mesatarisht buxhetoret do te marrin ne vitin 2011 nje shtese page 38 per qind me te ulet se sa ajo qe moren ne maj te ketij viti.

Kjo per te njejtin numer punonjesish pasi qeveria ka vendosur qe ndryshe nga heret e tjera ta mbaje te pandryshuar numrin e te punesuarve ne administrate.

Sipas te dhenave zyrtare vitin e ardhshem qeveria do te shpenzoje per paga se bashku me shtesen e parashikuar nje fond prej rreth 600 milione dollare ose 4.5 perqind e produkti kombetar nga 4.8 qe ishte shifra kete vit.

Vete Ministria e Financave pranon ne relacionin e projektbuxhetit se rritja e pagave kete vit do te jete me e ulet duke e cilesuar ate si nje politike te kujdesshme. Sipas ministrise kjo politike do te bazohet ne rritje selektive te pagave per disa sektore prioritare si arsimi dhe shendetesia ndersa per punonjesit ne sektoret e tjere te administrates rritja e pagave do te jete thjesht indeksim aq sa per te mbuluar rritjen zyrtare te cmimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›