Protestat ne Dukat vetem Qetsori ne burg

Gjykata e Vlores liroi sot 14 nga 15 te arrestuarit pas protestave te dhunshme me policine pak dite me pare ne Orikum e Dukat.
13 nga 15 te arrestuarit per ceshtjen u gjykuan ne sallen e gjyqit ndersa njeri prej tyre Albert Hibraj ne spitalin e qytetit ku ndodhet i plagosur.
Ata tashme do duhet te paraqiten ne polici deri ne perfundim te gjykimit qe do zhvillohet ne gjendje te lire.
I vetmi qe mbeti ne qeli eshte Qetsor Ferunaj fituesi i Big Brotherit i cili do te dale perpara gjykates pasi te mbushe 72 ore nga ndalimi i tij.
Pas lirimit te te ndaluarve banoret e Dukatit gjate nje mbledhjeje te organizuar theksuan edhe njehere vendosmerine e tyre per ti vazhduar protestat deri ne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se pronave te tyre.