E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Procesi i Berlinit, Zingraf: vendet e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojnë mundësinë dhe të mos i lejojnë vetes hapa pas!

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë mundësinë që ofron Procesi iBerlinit dhe të mos i lejojnë vetes hapa pas. Duke folur nga qyteti i Kolonjës, në juglindje të vendit zoti Zongraf tha se “Gjermania është e angazhuar në të 6 vendet e ballaknit perëndimor, në funksion të zgjidhjes problemeve dhe proceseve që i përafrojnë ata. Unë jam këtu në Shqipëri me detyrën si ambasador në Shqipëri, për të folur për Shqipërinë. Megjithatë përsa i përket rajonit sigurisht që unë do të thoja se të 6 vendet e rajonit nuk do ti lejonin vetes hapa pas, sepse hapa të tillë pas duke konsideruar dhe gjendjen botërore do të ishin hapa negative” tha zoti Zingraf.

Në vlerësimin e ambasadorit gjerman “Procesi i Berlinit ka arritur shumëçka në këtë drejtim që prej vitit 2014, ka bërë që qeveritë mund të ulen në një tavolinë në mënyrë të rregullt dhe periodike, madje kjo është përsëritur dhe prej kryeministri Rama në shumë raste dhe situata. Ndaj unë doja të thoja vetëm shfrytëzoheni këtë mundësi që jep procesi i Berlinit për të qenë sa më afër njëri tjetrit”, tha ambasadori Zingraf.

Ai vlerësoi se qeveria shqiptare po e merr seriozisht organizimi samitin e Berlinit më 16 tetor në Tiranë. “Është një kënaqësi të konstatoj që qeveria shqiptare është duke u angazhuar në mënyrë të përqendruar për përgatitjen e takimit të ministrave. Pronësia e këtij procesi që synon të marrë përsipër për këtë vit Shqipëria apo rajoni në tërësi mendoj që është diçka mjaft e rëndësishme dhe mendoj që është shprehje e iniciativës që ka ndërmarrë edhe kryeministri për tu takuar edhe me homologët e vetë në rajon. Mendoj që të gjitha përqendrimet edhe përpjekjet në këtë drejtim janë të duhura”, tha Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›