E Martë, 3 Nëntor 2026

Procesi i Bolonjës në universitete/ Ekspertët e rajonit takim për çështjet e arsimit të lartë

Ekspertë nga rajoni të cilët prej vitesh kanë implementuar procesin e Bolonjës në Institucionet e Arsimit të Lartë janë bërë bashkë në një takim në Tiranë për të diskutuar në lidhje me këtë proces dhe për dinamikat që po përjeton arsimi i lartë në përgjithësi.

Arsim cilësor dhe konkurues, si dhe përafrimi i programeve të studimit me tregun e punës kanë qenë në fokus të diskutimit të akademikëve dhe ekspertëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut  dhe Mali i Zi.

Arsimi i lartë ka qenë dhe mbetet një nga çështjet kryesore të hapësirës evropiane. Sistemi i transferimit të krediteve dhe diplomat më të suksesshme të njohura në Evropë bazohen mbi atë që quhet Procesi i Bolonjës, i cili është sistemi i famshëm 3+2.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›