E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi i Gërdecit drejt fundit

Procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit, edhe pse i zvarritur për më shumë se dy vjet, është drejt fundit.

Pas shqyrtimit të provave dhe dëgjimit të dëshmive, gjykata e Tiranës ka thirrur prokurorinë të prezantojë fjalën e saj të fundit për 29 të pandehurit, më 3 tetor.

Përgjegjësi kryesor i kësaj tragjedie, djali i kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, nuk u mor kurrë në pyetje dhe për këtë arsye ky proces mund të quhet i dështuar.

Kjo, duke qenë se edhe bazuar në kabllogramet e ambasadës amerikane, rezulton që Shkëlzen Berisha ishte personi që qendronte prapa fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec. Ai madje kishte kërcënuar edhe ish-shefin e shtabit, Luan Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›