Rama i vetmi që nuk e lexoi progres - raportin

Kryetari i PS-së me sa duket nuk ka marrëdhënie të mira me procesin e leximit, pasi po bëhet e disa herë që ose lexon shumë keq, ose nuk lexon fare atë që ndërkombëtarët shkruajnë dhe konkludojnë për vendin tonë. Tashmë Rama jo vetëm nuk lexoi dot mesazhin e ndërkombëtarëve për të hyrë në kuvend, por nuk lexon e as nuk kupton dot as një raport të shkruar e zezë mbi të bardhë. Rama doli sot në një konferencë për mediat dhe tha se në raport thuhet që demokracia në vendin tonë është në grahmat e fundit. Përfundim të cilin vetëm Rama e ka gjetur në këtë raport. “Duke analizuar në mënyrë të hollësishme raportin e KE-së, ne e konsiderojmë këtë dokument si skanerin më të mirë për këdo që vërtet dëshiron të lexojë diagnozën e vendit tonë sot. Ne ndajmë të njëjtin vlerësim me Komisionin Europian se në thelbin e tyre zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit , nuk përmbushën standartet e një vendi anëtar të NATO-s, dhe aspirant për anëtarësimin në BE. Vetëm hetimi parlamentar i zgjedhjeve, duke filluar nga hapja e kutive të 28 qershorit, mund të zhbllokojë dialogun politik dhe ti hap rrugë adresimit të sfidave të rëndësishme që ka vendi” tha ndër të tjera Rama.
...