Progres raporti i KE, zëdhënësi i Rehn: Debati politik në Kuvend
Amadeu Altafaj, Zëdhënësi i Komisionerit Europian për zgjerimin Oli Rehn, në një intervistë të dhënë për BBC-në, se BE-ja i inkurajon të gjitha vendet e rajonit të anëtarësohen në familjen europiane sapo të përmbushin kushtet e përcaktuara. pas prezantimit të progress raportit për shqipërine, Altafaj deklaroi se Shqipëria ka bërë përparime, por përballet ende me sfida të mëdha për të plotësuar kriteret e BE-së. Pyetjes se si e sheh komisioni europian përparimin e bërë nga Shqipëria, nëse ka ecur vendi përpara aq sa do të dëshironte Komisioni, apo përparimi i saj ka qenë më i ngadaltë se sa duhet, altafaj iu pergjigj: "Së pari, ka një zhvillim të rëndësishëm që ka ndodhur kohët e fundit, në prill të këtij viti kërkesa për anëtarësi në BE nga Shqipëria. Tani jemi gati të përgatisim opinionin tonë sapo të na ftojnë ta bëjmë këtë vendet anëtare-tha ai ndërsa shtoi se ka pasur disa ngjarje të rëndësishme muajt e fundit që janë nënvizuar në raport, si për shembull zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan duke plotësuar shumicën e standardeve ndërkombëtare, megjithëse kishte disa të meta që duhen trajtuar në zgjedhjet e ardhshme. Sipas vlerësimit të tij, pritet ende shumë përparim nga shqipëria. Në raport Komisioni inkurajon për dialog politik në Shqipëri, dhe duke iu referuar faktit se opozita po bojkoton parlamentin me kërkesën për transparencën e zgjedhjeve, altafaj tha lidhur me këtë bllokim.: Mendoj se vendimet duhen marrë nga forcat politike shqiptare. Ne presim që të ketë një dialog të vërtetë politik midis forcave politike. Parlamenti është vendi ku duhet të zhvillohet ky dialog, kryesisht, është qendra e debatit politik dhe në të marrin pjesë të gjitha forcat politike relevante. Sipas tij Komisioni thjesht thotë se duhet të ketë një dialog politik të mirëfilltë, të vërtetë, përfshirës, midis të gjitha forcave politike relevante në Shqipëri. Ndërkaq për kosovën ai tha BE-ja inkurajon afrimin e mëtejshëm të saj duke filluar një proces që do të çojë drejt regjimit pa viza dhe një marrëveshje për tregëtinë, ndërsa i ofron Maqedonisë fillimin e negociatave për anëtarësi. Duke folur për maqedoninë, altafaj tha se vendi duhet të nisë negociatat, një rekomandim i rëndësishem i dhënë nga komisioni europian.