Procesi i hartimit të kufijve ka përfunduar
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe homologu i tij boshnjak, Zeljko Komsic, kanë biseduar në Shkup për çështjet e hapura dhe problemet në rajonin e Ballkanit. Të dy homologët porositën se problemet në Ballkan duhet të zgjidhen vetëm përmes dialogut, gjithmonë në dobi të paqes dhe stabilitetit rajonal.
"Secili problem në hapësirat e Ballkanit duhet të zgjidhet përmes dialogut dhe të gjendet zgjidhje e cila do të jetë në dobi të paqes dhe përfundimisht paqja të sundojë në tërë rajonin. Ndonjëherë në dialog ka ngecje, megjithatë nuk guxojnë asnjëherë të bllokohen proceset të cilat kanë filluar dhe përmes dialogut vijnë deri në zgjidhje", citon INA fjalët e Ivanov.
Me qëndrimin e tij u pajtua edhe kryesuesi i Presidencës së BeH-së, i cili tha se historia më e re mund të mësojë se cilido lloj i konfliktit në hapësirat e Ballkanit duhet të përfundojë me dialog dhe me respekt për të dëshiruarën e palëve në konflikt.
Në pyetjen nëse janë të mundshme ndryshime të kufijve të Ballkanit, Komsic është shprehur se konsideron se tani ka përfunduar procesi i hartimit të kufijve të Ballkanit. Ai theksoi se Ballkani mund të paguajë çmim të lartë nëse në cilindo qoftë vend në rajon të parashtrohet pyetja e hartimit të kufijve të ri.