E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Procesi i integrimit/ BE 82.6 mln euro Shqipërisë për reformat kyçe

Shqipëria ka miratuar strategjinë kombëtare për integrimin në BE dhe marrëveshjen e financimit mes vendit tonë dhe KE për përfitimin e 82.6 milionë eurove.

Këto para do të jenë asistencë që BE jep për sektorë të ndryshëm në Shqipëri për mbështetjen e reformave kyçe për integrimin.

Pjesën më të madhe të financimit do e marrin agjencitë e zbatimit të ligjit dhe vazhdimi i reformës në drejtësi.

Ministrja e shtetit për negociatat me BE, Majlinda Dhuka tha se këto investime do të kenë kontribut të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit në BE.

“Vendimi i parë lidhet me miratimin e marrëveshjes së finacmimt midis Shqipërisë dhe KE në kuadër të programit të vitit 2022 për paketën IPA 3. Paketa IPA 2022 që qeveria e miratoi sot përfshinë një asistencë ndaj Shqipërisë prej 82.6 milionë euro. Kjo asistencë do të mbështesë disa nga reformat kryesore të vendit me kontribut të drejtpërdrejtë në procesin e integrimit në BE.

Për agjencitë e zbatimit të ligjit 14.9 mln euro asistencë, e dyta mbështetje për vlerësimin e fazës së tretë të gjyqtrarëve dhe prokurorëve, asistencë 9.7 milionë euro vazhdim për reformën në drejtësi.

BE për demokracinë në vlerën 5 milionë euro, mbështetje që synon forcimin e rolit të parlamentit dhe KQZ në demokraci, BE për ujin 29 milionë euro që mbështet reformën thelbësore të qeverisë shqiptare në fushën e ujit. Instrumenti lehtësuese për integrimin në BE në vlerën 19 mln euro që mbështete procesin e negociatave të anëtarësitmi të vendit dhe BE për rininë në vlerën 5 milionë euro që mbështet iniciativat e qeverisë shqiptare për të rinjtë në vendin tonë” tha Dhuka.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›