E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrohet Prizreni

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor i janë bashkëngjitur nismës së të rinjve për shënimin e Ditës së Evropës, duke i pastruar hapësirat përreth objekteve të trashëgimisë kulturore në Prizren.

Me bindjen se rruga e integrimit evropian ndërlidhet me mbrojtjen e mjedisit dhe të trashëgimisë kulturore, zyrtarët dhe aktivistët e shoqërisë civile të hënën janë përkujdesur për ambientin te Hamami i Gazi Mehmed Pashës, te Xhamia e Sinan Pashës, në sheshin e Shadërvanit dhe në Kalanë e Prizrenit.

Për ta rritur ndjenjën e përgjegjësisë rreth ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë historike dhe fetare edhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian pat vendosur që programin njëjavor për shënimin e Ditës së Evropës ta niste në Prizren.

Ky institucion pat mbështetur hapjen e ekspozitës me fotografi “Trashëgimia kulturore e Kosovës”, të autorit Samir Karahoda në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›