Procesi kundër Mubarakut nis të mërkurën

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 19:30
Procesi kundër presidentit të rrëzuar egjiptian, Hosni Mubarak, do të fillojë të mërkurën në akademinë e policisë në periferi të Kajros.
Këtë lajm e bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve, Mena.
Mubarak, dy djemtë e tij dhe shtatë të akuzuarit e tjerë duhet të përgjigjen para trupit gjykues ndër të tjera për shkak të vrasjes së demonstruesve paqësorë dhe për shpërdorim të detyrës.