Zgjerohen protestat në Izrael

Nga Express më 31 korrik 2011 në ora 18:30
Në Izrael, sipas të dhënave të policisë janë zhvilluar protesta në disa qytete, ku më shumë se 100.000 vetë kanë demonstruar kundër qirave të larta dhe padrejtësive sociale.
Sipas medieve izraelite, bëhet fjalë madje për rreth 150.000 pjesëmarrës gjithsej, prej të cilëve vetëm në Tel Aviv ishin rreth 70.000 protestues.
Protestat drejtohen kryesisht kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili para dy javësh shpalli një program për strehimin.
Çmimet e qirave në Izrael, nisur nga fuqia blerëse, janë më të lartat në botë.
Edhe çmimet për ushqime, kujdesin shëndetësor dhe shkollimin e fëmijëve janë të larta mbi mesataren.