E Diel, 1 Nëntor 2026

Procesverbal datë 17.11.2008

                                                  PROCESVERBAL datë 17.11.2008, ora 11:00
Drejton Mbledhjen: JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE  KUVENDI
Rendi i ditës:  Marrja e vendimit për caktimin e datës së shqyrtimit në seancë plenare të Kodit Zgjedhor.
Të pranishëm:   Znj. Jozefina Çoba TOPALLI  -  Kryetare Kuvendi
  Z. Ylli BUFI  -  Zëvëndës Kryetar Kuvendi
  Z. Neritan CEKA  -  Zëvëndës Kryetar Kuvendi
  Z. Astrit PATOZI   - Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
  Znj. Valentina LESKAJ -  Kryetare e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
  Z. Arian MADHI -  Kryetar i Grupit Parlamentar të  Partisë Republikane
  Z. Tritan SHEHU  -  Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat-Reformator
  Z. Dritan PRIFTI -   Përfaqësues i Grupit Parlamentar  "E Majta për Integrim"
  Z. Paulin STERKAJ  -  Kryetar i Grupit Parlamentar të Qendrës
  Z. Jak NDOKAJ -  N/Kryetar i Grupit Parlamentar Demokristian
  Z. Ëngjëll BEJTAJ  -  N/Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate
  Z. Petrit GJONI   - Kryetar i Grupit Parlamentar të PAA Mungojnë:   Z. Vangjel DULE  - Kryetar i Grupit Parlamentar Qendra Demokrate  
HAPET MBLEDHJA  
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI: Mirdita. E kam thirrur këtë Konferencë  pasi ditën e premte Komisioni i posaçëm për Kodin Zgjedhor më ka dorëzuar raportin për Kodin Zgjedhor. ( lexon raportin e Komisionit të Ligjeve)
Ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar u miratua nga Kuvendi me konsensusin e gjerë të të gjitha forcave politike për një periudhë një-mujore. Afati i veprimtarisë së Komisionit u shty nga Kuvendi 3 herë për shkak të kompleksitetit të fushës që mbulon projektligji, ku mjaft kohë grupi i ekspertëve i kushtoi studimit të legjislacionit të vendeve që zbatojnë sisteme të ngjashme zgjedhore dhe shqyrtimit të të gjitha rekomandimeve ndërkombëtare në fushën e zgjedhjeve. Në vendimin e Kuvendit nr.224, datë 30.10.2008, afati i fundit i veprimtarisë së Komisionit ishte përcaktuar data 14 nëntor 2008
Gjatë periudhës korrik nëntor 2008, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Kodin Zgjedhor ka qenë aktiv në punën e tij duke zhvilluar 14 mbledhje, ku, përveç miratimit të formulimeve konkrete të neneve të projektligjit, janë bërë edhe seanca dëgjimore me grupet e interesit, të cilat kishin kërkuar paraprakisht që të dëgjoheshin në lidhje me problemet dhe sygjerimet e tyre për Kodin e ri Zgjedhor.
Të pranishëm në Komision për të dhënë mendimet e tyre gjatë procesit të draftimit, kanë qenë: Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar; Komiteti Shqiptar i Helsinkit; Instituti Shqiptar për Zhvillimin e sistemit të Zgjedhjeve, si dhe grupimi G99.
Gjithshtu Komisioni ka zhvilluar një seancë dëgjimore edhe me zëvendësministrin e Brendshëm, Ferdinand Poni, në lidhje me ecurinë e procesit të krijimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar të Gjendjes Civile, Kartave të Identitetit dhe Pasaportave biometrike.
Puna për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor nga ana e Komisionit ka qenë e ndarë në tre faza: (i) negocimi dhe përgatitja e draft-neneve nga grupi i ekspertëve; (ii) prezantimi dhe diskutimi i neneve në Komision, i cili i miratoi ato, apo në raste të veçanta rekomandoi sygjerime për tu përfshirë në variantin përfundimtar të projektligjit nga ekspertët; (iii) miratimi nga Komisioni i tekstit integral të projektligjit.
Komisioni, në mbledhjen e tij të fundit, në datë13 nëntor 2008, me 93 vota pro, miratoi tekstin e plotë të projektligjit Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, të cilin ia paraqet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim. Kodi ka qënë vazhdimisht në programin dhe kalendarin e punës së Kuvendit. Në kushtet kur Kodi ka përfunduar, është shpërndarë, unë kërkoj mendimin e kryetarëve të grupeve për ta përfshirë në rendin e ditës në seancë plenare.   ARIAN MADHI: Po i referohem një pikëpamjeje të z. Ceka, i cili thotë se nga pikëpamja formale e nismës legjislative sipas Kushtetutës, Kodi duhet të ketë një nismë legjislative. Së dyti këtu ka një procedurë që nuk e kemi hasur herë të tjera, ku miratohet raporti i komisionit. Nuk e di nëse ne do hyjmë në procedura të miratimit të raportit përfundimtar apo të Kodit Zgjedhor. Së treti, duke qënë se ligji është voluminoz, tu jepej mundësi deputetëve ta lexojnë e të përgatiten për diskutim. Mendoj se seanca duhet të zhvillohet nesër që deputetët të kenë kohë për ta lexuar projektin.   YLLI BUFI: Doja të jepja një sqarim lidhur me nismën legjislative. Në përputhje me Rregulloren nismë legjislative ka dhe çdo komision. Kur shqyrtohet në seancë bëhen amendamente dhe nga komisioni. Amendamenti është nismë legjislative.   DRITAN PRIFTI: Sot kam marrë Kodin Zgjedhor. Kjo është dita e parë që ne njihemi me këtë ligj, nga miratimi i të cilit varen fatet e gjithë shqiptarëve dhe tërë vendit. Ne nuk mund ta diskutojmë brenda ditës. Duhen minimalisht dy javë kohë, aq sa thotë Rregullorja e Kuvendit. Duhet të përgatisim dhe amendamentet të diskutojmë e negociojmë. Këto lajme që nxirren në media janë një provokim ndaj atyre njerëzve që janë atje brenda. Kalimi i Kodit kaq shpejt është një dhunim ndaj atyre rregullave që i kemi vënë vetë. Kërkojmë të ndiqet procedura normale.   JAK NDOKAJ: Mendova se sot do mblidheshim për të shqyrtuar buxhetin. A do negociohet me grevistët apo jo?
Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 69 thotë : 1. Projektligjet, pasi regjistrohen sipas rendit të paraqitjes së tyre në një regjistër të veçantë, i kalohen Kryetarit të Kuvendit.
2. Kryetari i Kuvendit urdhëron menjëherë shpërndarjen e tyre deputetëve. Kopje të projektligjeve u vihen në dispozicion, me kërkesën e tyre, medias ose personave të tjerë.
 3. Projektligjet nuk mund të futen në kalendarin e punimeve të Kuvendit pa kaluar të paktën dy javë nga data e paraqitjes së tyre, me përjashtim të rasteve kur në këtë Rregullore përcaktohet ndryshe. Projektligjet e paraqitura nga deputetët vihen në rendin e ditës të seancës plenare jo më vonë se 8 javë nga data e paraqitjes së projektligjit.Se kuptoj pse ky nxitim?   NERITAN CEKA: Meqë bëhet fjalë për procedura duhen pyetur edhe juristët. Sipas rregullores një projektligj që vjen duhet regjistruar pastaj kalon tek kryetarja e pastaj shpërndahet. Në nenin përkatës thuhet që duhet të kalojnë dy javë. Të na thonë juristët a është ky rast apo jo?.   ASTRIT PATOZI: Para se të kërkojmë mendim tek juristët, doja të ishim korrekt me interpretimin e Rregullores. Neni 69 pika 3 nuk iterpretohet në këtë mënyrë, pasi ky ligj është regjistruar në Kuvend që në muajin maj. Pra atëherë ka filluar procedura, ditën kur komisioni ka nisur punën. Pra ka gjashtë muaj që ka nisur nisma legjislative. Komisioni ka pasur para një draft ekzistues kur ka filluar punën dhe ai është momenti i  regjistrimit.   YLLI BUFI: Kjo ka lidhje me interpretimin e parë që ngriti Ariani. Kush e merr iniciativën? Nëse nismën e merr qeveria, zbatohet neni që lexuat ju që vjen ligji dhe regjistrohet. Në këtë rast nisma legjislative është marrë nga një komision, krijuar me vendim të Kuvendit. Pra data e fillimit të nismës është data kur është marrë vendimi i kuvendit. Teksti përfundoi të enjten, por nisma ka kohë që ka filluar. Ai është një projektligj që është brenda Kuvendit. Vetë komisioni ka marrë një nismë. ( neni 70 pika 4).   ARIAN MADHI: Sot ne jemi në një procedurë ku jemi para raportit të komisionit. Përpara raportit është ndjekur një procedurë korrekte. Është diskutuar, është përfshirë në programin e e punës së Kuvendit në disa raste, më pas ramë dakord që ta heqim nga kalendari datën e s

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›