E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklaratë e përbashkët e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës Niko Lozançiç.

  Fjala e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli.  Për mua ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë që brenda një periudhe shumë të shkurtër , Kryetari i Kuvendit të Bosjne-Hercegovinës Niko Lozançiç ktheu vizitën zyrtare në Shqipëri. Konsideroj se ky është një vit i rëndësishëm, sepse vetëm 6 muajt e fundit kemi patur shkëmbime intensive të nivelit më të lartë politik mes  vendeve të rrajonit.
Këtu ka qenë Presidenti i Bosnje- Hercegovinës, më pas ka patur një vizitë  të Parlamentit të Shqipërisë në Bullgari, kryesuar nga Kryetarja e Kuvendit dhe sot kemi Kryetarin e Parlamentit të Bosnjë- Hercegovinës. Në një të ardhme shumë të shkurtër do të kemi dhe Kryeministrin e këtij vendi. Kjo flet për vullnetin dhe ndërgjegjësimin e fortë të  të dy vendeve tona, mbi nevojën dhe rëndësinë e jashtëzakonshme të shkëmbimeve të nivele më të larta politike, të bindur se integrimi në BE,  fillon me integrim brenda zonës sonë.
Jam shumë e kënaqur që brenda një periudhe shumë të shkurtër në rrajonin tonë, kemi patur shkëmbime kaq intensive siç ndodhi në muajt e fundit me vizitën e delegacionit parlamentar shqiptar në Parlamentin bullgar, para një jave patëm në Shqipëri Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë dhe  sot Kryetarin e Parlamentit të Bosnje- Hercegovinës.
Ne folëm jo vetëm për këto marrëdhënie të shkëlqyera të nivelit të lartë politik, por dhe  duke menduar sesi ti transformojmë këto marrëdhënie të shkëlqyera politike në marrëdhënie ekonomike dhe tregtare.
Folëm me Kryetarin e Parlamentit mbi nevojën e  lobimit që ne vendet e Ballkanit, të marrim nga BE, fonde të rëndësishme për infrastrukturën e Ballkanit. Deri në këto momente, ne nuk kemi arritur të marrim fonde të mëdha për infrastrukturën dhe të gjitha këto takime, duke filluar nga Bullgaria, Maqedonia e Bosnje -Hercegovina, janë të fokusuar për ta parë me një këndvështrim të veçantë sesi ne të lobojmë për të arritur, që të bindim Komisionin Europian, Bashkimi Europian për të sjellur më shumë investime financiare, për projekte të rëndësishme infrastrukturore në Ballkan.
BE ka investuar në fushëm diplomatike, politike dhe atë ushtarake; Është radha dhe momenti që të mendojnë  seriozisht për të investuar në infrastrukturën e Ballkanit.           Fjala e Kryetarit të Bosnje-Hercegovinës Niko Lozançiç.   Ju falenderoj  shumë për ftesën që më bëtë.
Jam shumë i lumtur për vizitën time në Shqipëri.
Është në nderin tim të vizitoj këtë vend të bukur. Kjo është një nga disa vizitat e një pas njëshme  që përfaqësues të dy vendeve kanë bërë kohët e fundit.
Jemi dakort me atë që të dyja vendet tona kanë gjëra të përbashkëta . Kanë të njëjtat objektiva dhe mendojnë me të njëjtën mënyrë.
Falë marrëdhënieve shumë të mira të vendosura mes dy vendeve tona, ne do të vazhdojmë të rrisim dialogun edhe në të ardhmen.
Në këtë mënyrë  që ta bëjmë rajonin e europës juglindore një kënaqësi për  të gjithë qytetarët e vendet tona.
Dhe kështu do të na çojë drejt BE dhe NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjithashtu ne jemi dakort që ka  shumë punë për të bërë, për të eleminuar disa procedura burokratike në komunikimin mes dy vendeve,dhe veçanëtisht në
 marrëdhenie të bisneseve  mes dy vendeve tona.
Sëbashku  duhet të kërkojmë nga  qeveritë tona dhe të përshpejtojmë procedurat e negocimit në mëryrë që të liberalizohet sistemi i vizave dhe në fund të arrihet heqja e vizave midis dy vendeve tona .
Ne folëm për rëndësinë e pakicave kombëtare që jetojnë në të dy vendet tona,si: minoritetin shqipëtar që banon  në Bosnje-Hercegovinë dhe minoritetin boshnjak që banon në Shqipëri.
Ne mendojmë se këto minoritete mund të jenë një urë lidhëse shumë e mirë për vendet tona dhe të kotribuojnë në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona.
Zonja Kryetare ju falenderojmë për mikëpritjet tuaj .
Ju falenderojmë për ftesën që na bëtë .
Shpresoj që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të vazhdojë dhe në të ardhmen për përfitimet e të dyja palëve.                  
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›