E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesverbal datë 9.06.2010

//

Drejton Mbledhjen
JOZEFINA ÇOBA TOPALLI KRYETARE KUVENDI


Rendi i ditës:

Miratimi i programit të punës të Kuvendit për periudhën 14 qershor 29 korrik 2010.
Miratimi i kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 14 qershor 1 korrik 2010.


Të pranishëm:

Znj. Jozefina TOPALLI Kryetare Kuvendi
Z. Ardian TURKU Zëvendës Kryetar Kuvendi
Z. Nasip NAÇO Zëvendës Kryetar Kuvendi
Z. Astrit PATOZI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike
Z. Gramoz RUÇI Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Mungojnë:

Z. Lefter KOKA Kryetar i Grupit Parlamentar Lëvizja Socialiste për Integrim


HAPET MBLEDHJA



JOZEFINA TOPALLI Sot do të bëjmë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Meqenëse nesër mbaron afati, për të qenë brenda të gjitha afateve, u detyrova që ta thërres sot këtë konferencë dhe nesër të bëjmë votimin e kalendarit dhe të programit.
Ju lutem, shikoni materialet, nëse keni ndonjë propozim! Kush e kërkon fjalën?

ASTRIT PATOZI Nuk kam ndonjë gjë për të diskutuar për kalendarin. Më duket kalendar normal dhe korrekt, por nisur nga seanca që do të zhvillohet nesër në orën 10:00 për arsye objektive do tju ftoja, zonja Kryetare, që të shikonit mundësinë që seancat ditën e enjte ti zhvillojmë gjithmonë në orën 10:00. Arsyeja e parë është se kështu ka qenë tradita edhe gjatë legjislaturave të kaluara, por mbi të gjitha për faktin se deputetët, sidomos ata që vijnë nga zona të largëta, e kanë ngritur shpesh këtë shqetësim, pasi kërkojnë të ikin një ditë më parë nëpër zonat e tyre elektorale. Unë besoj se kjo është një kërkesë që nuk i kushton asgjë Kuvendit në përgjithësi. Po kështu ka edhe një arsye tjetër, që mund të jetë banale, por që nuk është kaq e parëndësishme. Tani që fillon kampionati botëror i futbollit janë pikërisht oraret e ndeshjeve që përkojnë me orarin e seancës dhe unë kam frikë se do të shkëpusim vëmendjen e deputetëve. Kampionati fillon pasnesër dhe zgjat për një kohë të gjatë, një muaj e ca.

GRAMOZ RUÇI Sigurisht, nuk kam ndonjë gjë në parim që të zhvillohet të enjten paradite, por këtë le ta diskutojmë një herë tjetër. Le të flasim për kalendarin më parë. Kërkoj që propozimet që ka bërë Partia Socialiste lidhur me strukturat e Parlamentit të bëhen funksionale me qëllim që të njoftohen.

JOZEFINA TOPALLI Keni të drejtë. Sapo më sollën në zyrë materialin që propozon zotin Namik Dokle si nënkryetar të Parlamentit. Kanë sjellë, gjithashtu, propozimet për kryesinë e komisioneve parlamentare. Propozimet e Grupit të PS-së për drejtimin e komisioneve parlamentare janë:
Komisioni për Çështjet Ligjore - nënkryetar Fatmir Xhafa.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat - nënkryetar Mimi Kodheli.
Komisioni për Politikën e Jashtme - nënkryetare Arta Dade.
Komisioni për Integrimin - kryetare Ermelinda Meksi.
Komisioni për Sigurinë Kombëtare - Ilir Gjoni kalon në këtë komision dhe është nënkryetar.
Në cilin komision është aktualisht zoti Gjoni? Namik Dokle është në Komisionin e Sigurisë.

GRAMOZ RUÇI Jo, Namiku është në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese dhe kalon te Komisioni i Jashtëm.

JOZEFINA TOPALLI Atëherë kush hiqet nga Komisioni i Sigurisë, që e zëvendëson zoti Gjoni?
Në Komisionin Për Sigurinë Kombëtare kush ikën që e zëvendëson zotin Gjoni

ASTRIT PATOZI E mira do të ishte që një nga ata të kalojë te komisioni.

JOZEFINA TOPALLI Mirë, shikojeni dhe na e sillni te sakte propozimin.

GRAMOZ RUÇI .... ashtu sikurse ju e keni ndryshuar Rregulloren lind nevoja që do të bëj disa propozime për të ushtruar këtë të drejtë, pavarësisht se unë jam ose nuk jam dakord, ashtu sikurse deputetët tuaj kanë të drejtë të marrin më shumë se një komision edhe deputetët tanë të marrin më shumë sesa një komision atje ku ne e gjykojmë të arsyeshme pa kaluar maxhorancën tuaj. Domethënë gjithmonë me kushtin pa kaluar maxhorancën tuaj.

ASTRIT PATOZI - Sigurisht që ajo nuk është vetëm një e drejtë e deputetëve të maxhorancës, por ndryshimi në Rregullore është bërë kryesisht për këtë çështje; që të ruhen balancat dhe maxhoranca të ketë shumicën në të gjitha komisionet. Në rast se ju do ta ushtroni atë të drejtë për dy, pesë, dhjetë deputetë, atëherë ne do të bëjmë modifikimet tona dhe do të bëjmë që të gjithë deputetët tanë të kenë nga dy komisione dhe unë nuk besoj se kjo është rruga. Çfarë problemi kemi ne sot? Problemi ynë sot është që ne kemi mbipopullim të komisioneve. Kemi komisione me 25 veta. Nuk ka sens.

JOZEFINA TOPALLI A mund tju bëj një propozim? Ju të dy lidhuni me njëri-tjetrin.

ASTRIT PATOZI Nuk janë zëvendësues?

JOZEFINA TOPALLI - Jo, jo nuk janë zëvendësues, janë të përhershëm.
Ajo gjë është bërë për të zëvendësuar ministrat që nuk vijnë në komisione. Kjo ka qenë një arsyeja kryesore. Megjithatë, ju uluni bashkë.

ASTRIT PATOZI Jo, ne ulemi, nuk ka asnjë problem, por nuk do të ishte e udhës sepse...

JOZEFINA TOPALLI- Në fakt mbipopullimi është problem.

GRAMOZ RUÇI Problemi shtrohet se tej kësaj unë nuk kam dashur asnjëherë të kem maxhorancën në komisione, por edhe po ta kem maxhorancën në komisione, nuk ka rëndësi, është maxhoranca parlamentare që vendos dhe kalon. Sigurisht, në ushtrim të kësaj pike të Rregullores që ju keni ndryshuar, nuk mund të ndahet që kjo është për maxhorancën ose kjo nuk opozitë. Pavarësisht se jemi apo nuk jemi dakord, unë kam një kërkesë. Do ta institucionalizoj radhës tjetër, absolutisht jo për të kaluar maxhorancën tuaj. Ju lutemi vetëm më jipni numrat e deputetëve që keni në çdo komision, jo për të kaluar maxhorancën, po jua them prapë, por për të plotësuar disa kërkesa që kemi edhe ne për të përballuar atë luftë ose profesionale që duhet të kenë komisionet.

ASTRIT PATOZI Zoti Ruçi, sensi i ndryshimeve në Rregullore ka qenë ruajtja e maxhorancës dhe ne biem dakord për këtë. Dhe ne të drejtën e pasjes së dy komisioneve nuk ia kemi dhënë të gjithë deputetëve, por ia kemi dhënë vetëm disa prej tyre, aq sa ka qenë e nevojshme që ne të ruajmë maxhorancën në të gjitha komisionet. Pra, në rast se ju do tia jepni këtë të drejtë disa deputetëve të tjerë, atëherë ne do të detyrohemi që të gjithë deputetëve tanë tua japim këtë. Dhe çfarë bëmë? Bëmë një rrëmujë në Parlament, bëmë komisione me nga 30 veta.

GRAMOZ RUÇI- Ju e keni bërë atë për të kaluar maxhorancën në tre- katër komisione që nuk e arrinit dot. Rregullorja e përcakton qartë dhe saktë se ministrat ose ju nuk duhet të jeni anëtarë komisioni. Dhe duke zbatuar frymën e kësaj Rregulloreje, ju u bindët se në disa komisione të mos kishit shumicën. Kaq thotë Rregullorja, këtë e ka ndarë verdikti i dhënë për votat. Nuk është ndonjë fatkeqësi e madhe kjo që nuk keni shumicën në komisione se komisioni mund të çojë dy mendime, shumë mirë, në qoftë se atje kam shumicën unë, ju miratoni mendimin e pakicës, është fare normale, sepse në fund të fundit, seanca është ajo që e përcakton. Ju kur keni ndryshuar këtë Rregullore, fryrjen e këtyre komisioneve, po marr një, Komisionin e Ligjeve, që të ishte e barabartë për të marrë maxhorancën. Por ti ke shtuar pesë, gjashtë.

JOZEFINA TOPALLI - Uluni dhe shikojini.


GRAMOZ RUÇI Dakord.

JOZEFINA TOPALLI - Prit një sekondë, se do të diskutosh ti me zotin Ruçi, se, mesa shoh unë, këtu kanë sjellë propozime edhe për zotin Ethem Ruka, kryetar për Komisionin e Çështjeve Sociale, gjë që ju maxhoranca nu

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›