E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodani: Tashmë është hedhur vetëm hapi i parë

Liga Profesioniste

Hapet rruga për krijimin e Ligës Profesioniste. Komisioni i Kategorisë Superiore, i cili u krijua nga mbledhja e fundit e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së është hapi i parë drejt finalizimit të projektit të tillë. Kështu është shprehur sekretari i përgjithshëm i federatës, Eduart Prodani. “Do të jetë një komision i përbërë nga përfaqësuesit e klubeve në Kategorinë Superiore, nënvizon sekretari i FSHF-së, Prodani. Ata do të diskutojnë dhe trajtojnë mes tyre të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e Kategorisë Superiore. Këto klube, në një farë mënyre, fillojnë të hedhin gradualisht bazat për atë që është kërkuar herë pas herë, krijimin e Ligës Profesionistëve”, përfundoi Prodani. Ai ka sqaruar gjithashtu se kryetari i Komisionit të Kategorisë Superiore do të zgjidhet nga vetë drejtuesit e skuadrave, që marrin pjesë në kampionatin elitar të futbollit në vend.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›