E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, te Riedi një yll, te Rapidi vetëm spektator

Sulmuesi

Hamdi Salihi ndihet i pakënaqur për aktivizimin e paktë te Rapidi i Vjenës. Sulmuesi shqiptar ka munguar në sfidën e zhvilluar dje, përballë Riedit, klubit që e promovoi në Bundesligën austriake për shkak dëmtimi. Mediat austriake kanë theksuar faktin se 26-vjeçari ishte mungesa e madhe e kësaj sfide, ndërsa shkruanin se te Riedi ai ndihej një yll, prej faktit se ishte një prej shtyllave kryesore të ekipit, ndërsa që prej transferimit te Rapidi është përballur me qëndrimet e gjata në stolin e rezervave. Marrëdhënia e Salihit me trajner Peter Pakult nuk duket nga më të mirat, pavarësisht faktit se shkodrani është treguar një profesionist i vërtetë dhe asnjëherë nuk ka krijuar polemika. Palët janë ftohur që prej deklaratës së teknikut në ndeshjet e para të fazës së dytë, se Salihi nuk është paraqitur si duhet gjatë fazës përgatitore.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›