Prodhimet bujqesore Ruli Jo me ritme te pelqyeshme
Sektori i bujqësisë në vend është rritur, por jo me ritme aq të pëlqyeshme, pasi shumë prej fermave dhe prodhuesve janë të vegjël dhe ende punojnë me mënyra primitive. Vedtë ministri i Bujqësisë, në një takim të kryer me ambasadoren franceze në Tiranë dhe prodhues të sektorëve të ndryshëm në bujqësi dhe agroindustri tha se ende ka mundësi për përmirësime.
“Ne ende, siç konstatojmë shpesh, kemi një bujqësi që ka disa problematika specifike, në disa raste edhe të pakrahasueshme me problematikat që ka bujqësia në vendet e rajonit apo edhe më gjerë. Problemi i sipërfaqes së fermës në Shqipëri, manaxhimi i mirë i tokës që është larg së qeni i tillë, infrastruktura e prodhimeve bujqësore që ka mangësi, mungesa e teknologjisë”-tha Ruli.
Takimi i zhvilluar në ministrinë e Bujqësisë kishte si qëllim integrimi dhe përafrimin e këtij sektori me atë të vendeve të Europës. Në konferencë janë përmendur dhe donatorët e hershëm të sektorit të bujqësisë si dhe projektet për të ardhmen.
Florian Papadhimitri