E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite e keqija bankat jo masa drastike

Kredimarrësit, qofshin këta individë apo subjekte nuk duhet të vendosen në pozita të vështira nga bankat nëse kanë probleme me shlyerjen e kredisë. Duke parë marrëdhëniet e krijuara së fundmi, ekspertë të financave thonë se duhet të gjenden rrugë të mesme që askush të mos dëmtohet nga problemet e përkohshme financiare.

“Është një situatë ku nuk mund të themi se problemi i kredive të këqija është i gjithi i bizneseve apo i individëve që nuk kanë aftësi paguese në bankë. Bankat kanë hapësira për të parë një mundësi që edhe interesat e tyre të mos preken dhe të gjejnë një mënyrë që bizneset të cilat kanë financuar tju japë një mundësi ta kapërcejnë situatën e krizës së likuiditetit apo krizës financiare që mund të kenë vetë këto biznese” thotë Adriatik Kotorri, pedagog i Financës në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.

Për Albanian Screen, pedagogu i Financës thotë se bankat, për disa klientë të mund dhe të ulin fitimin e tyre për të mos krijuar efekte të papëlqyeshme te bizneset.

“Banka kur sheh që një klient që ka vështirësi e pakta ristrukturon kësten e kredisë duke bërë manovrimin mes afateve dhe uljes së këstit së kredisë. Më së shumti bankat kërkojnë që të ruajnë ineteresat e tyre tërësisht të paprekura dhe të zbatojnë pasojat kontraktuale të kredisë në momentin kur ajo u nënshkrua” thotë Kotorri.

Kreditë e këqia kanë përbërë problemin kryesor të sistemit bankar gjatë vitit të fundit, kry tregues ka kaluar 14 për qind, çka i ka detyruar bankat të jenë shumë të kujdesshme në lidhjen e kontratave. Para disa ditësh, vetë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë bëri thirrje që të përdoret kolaterali dhe garancitë në rastet kur shlyerja e kredisë vonohet. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›