E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi botëror do të rritet 4 % vitin e ardhshëm

Londër - Prodhimi botëror pritet të rritet me 4 për qind deri në fund të vitit të ardhshëm, si pasojë e masave të bashkërenduara të marra në samitin e G20-s.

"Ne po ndërmarrim një ekspansion të paprecendentë dhe të bashkërenduar fiskal, që do të shpëtojë apo krijojë miliona vende pune, që përndryshe do të ishin mbyllur. Deri në fund të vitit do të rritet prodhimi botëror me 4 për qind, dhe do të përshpejtohet kalimi drejt ekonomisë së gjelbërt", thuhet në një komunikatë përfundimtare të samitit të G20-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›