E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i G20-s arrin marrëveshjen 1 trilion dollarëshe

Londër - Udhëheqësit e 20 shteteve më të zhvilluara të botës arrijnë një marrëveshje për kapërcimin e krizës financiare, vlera e së cilës arrin në 1 trilion dollar amerikanë. Fondi Monetar Ndërkombëtar do të marrë 750 miliard dollar shtesë për të ndihmuar ekonomitë në vështirësi. 250 miliard dollarët e tjerë do të përdoren si shtysë për tregtinë globale.

Në emër të 20 shteteve më të zhvilluara të botës, kryeministri britanik, Gordon Braun njoftoi këto masa:

- Pagat dhe shpërmblimet për bankierët duhet t'u nënshtrohen kontrolleve rigoroze.

- Do të ngrihet një Bord i ri për Stabilitetin Financiar që të punojë me FMN-në për të siguruar bashkëpunimin përtej kufijve dhe të sigurojnë një mekanizëm paralajmërues për sistemin financiar.

- Do të ketë rregulla më të shumta për fondet private të investimeve dhe agjencitë e vlerësimit të kreditit.

- Është pranuar një qasje e përbashkët për të pastruar bankat nga asetet toksike.

- Vendet më të varfëra të botës do të marrin ndihma shtesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›