Prodhimi i cimentos, BB jep 30 milione euro
Prodhimi i cimentos ne vendin tone ka marre mbeshtetjen e Bankes Boterore, e cila nepermjet Korporates Financiare Nderkombetare (IFC) ka dhene dje 29.4 milione euro per ngritjen e nje fabrike te re ne veri te kryeqytetit, Tirane. Fabrika do te ngrihet nga Antea Cement, e cila eshte dege e Titan Cement s.a., nje kompani greke e prodhimit te cimentos. Sipas burimeve zyrtare te Bankes Boterore, Antea Cement do ta perdore financimin e IFC-se per ndertimin e nje fabrike, e cila do te kete kapacitet 1.5 milione tone cimento te perzier ne vit. Prodhimi do te furnizoje tregun vendas dhe do te mundesoje eksportin ne Mal te Zi dhe Kosove. Gjithashtu, investimi i IFC-se prej 29.4 milione euro do te mundesoje krijimin direkt dhe indirekt te 800 vendeve te reja te punes. Ky financim perbehet nga 12.6 milione euro investim ne aksione, 20% te aksioneve te kompanise dhe nje kredi prej 16.8 milione Euro. Gjithashtu Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (EBRD) do te ofroje gjithashtu nje financim te ngjashem ne aksione dhe ne kredi per kete kompani. Me kete investimet pritet te hapen menjehere 300 vende te reja pune dhe do te beje te mundur krijimin e 500 vendeve te tjera pune ne menyre jo te drejtperdrejte. Banka Boterore garanton se, kjo fabrike do te plotesoje nevojat ne rritje te vendit per cimento, gjysma e te cilave aktualisht sigurohet nga importet. Eksportet e cimentos nga Antea do te sigurojne forcimin e lidhjeve tregtare me vendet fqinje. Dimitris Ciciragos, drejtor i IFC-se per Departamentin e Sektorit te Prodhimit Global dhe Sherbimeve tha: "IFC ka kenaqesine te mbeshtese investimin e madh te Titan s.a. ne Shqiperi dhe te kontribuoje ne rritjen e konkurrences dhe te standardeve te mjedisit ne nje industri qe ka rol thelbesor per zhvillimin e infrastruktures dhe sektorit te banesave ne vend. Ky projekt eshte nje sinjal i fuqishem per investitoret e tjere private ne vend dhe ne rajon".
Investimet
Kete vit jane ne proces instalimi, tre fabrika cimentoje kryesisht ne zonen nga Fushe- Kruje deri ne Lezhe. Me zhvillimin e ketyre investimeve qe po mbeshteten edhe nga Banka Boterore pritet qe Shqiperia te kthehet nje vend eksportues i cimentos.
Investimet
Kete vit jane ne proces instalimi, tre fabrika cimentoje kryesisht ne zonen nga Fushe- Kruje deri ne Lezhe. Me zhvillimin e ketyre investimeve qe po mbeshteten edhe nga Banka Boterore pritet qe Shqiperia te kthehet nje vend eksportues i cimentos.