E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimi i naftes, ekonomia me pasoja

Pasi cmimet e karburantit per jave te tera shenuan vetem rritje, tani me ne fund ka perseri frymemarrje. Por gezimi ne pikat e furnizimit nuk do te jete i gjate. Ne nje periudhe afatmesme, pikerisht cmimet e uleta te naftes, mund te kthehen ne nje bumerang. Fatih Birol, kryeekonomist prane Agjencise Nderkombetare te Energjise, shpjegon perse cmimi ne renie eshte shqetesues. "Thuajse cdo dite njoftohet per projekte te reja energjetike te cilat shtyhen, si per naften ashtu edhe centralet elektrike. Ky eshte tani nje problem i madh. Kur ekonomia boterore te rimarre veten ashtu sic pritet ne vitin 2010, edhe kerkesa per energji do te rritet", - tha kryeekonomisti prane Agjencise Nderkombetare te Energjise. Sipas tij nese projektet ne fushen e energjetikes shtyhen, aktualisht mund te perjetohet nje krize furnizimi, e cila per nga dimensioni do te ishte edhe me e madhe nga sa parashikohet prej nesh. "Cmimet atehere do te ishin shume me te larta nga ato qe pame ne vere." shtoi ai. Para se gjithash projektet me kosto te larta si shfrytezimi i rerave naftembajtese ne Kanada, shpimet ne Gjirin e Meksikes dhe hapja e puseve te reja te naftes ne pole, ose anulohen ose shtyhen ne kohe. Edhe vendet e pasura me nafte si Kuvajti, ku nafta nxirret me kosto relativisht me te ulet, i kane pezulluar disa projekte. Me nje cmim prej 50 dollaresh per fuci disa investime thjesht nuk jane me rentabel. Ne kongresin boteror per naften qe u mbajt Korrikun e kaluar ne Madrid, ne kohen kur cmimi i naftes kishte arritur kulmin e tij, Kristof de Margeri, shef i koncernit francez "Total", pati deklaruar: "Perse eshte kaq i larte cmimi i naftes? Cmimi eshte i larte qe te mund te hapim rezerva te reja". Sipas perllogaritjeve te Agjencise Nderkombetare te Energjise, jane te nevojshme me shume dhe jo me pak investime. Sasia e naftes se nxjerre ne 800 fushat e naftes ne bote, sipas nje studimi te kesaj agjencie bie cdo vit me 9 per qind. Vetem per kompensimin e kesaj sasie, deri ne vitin 2030, duhet te zbuloheshin dhe te viheshin ne shfrytezim kater Arabi Saudite te reja. Cdo dite duhen investuar 1 miliarde dollare ne fusha te reja nafte dhe rafineri, ose 350 miliarde ne vit. Blerina Hoxha

Spekulimet ne tregun shqiptar

Tregu nderkombetar, dje nje fuci nafte 49 USD

Nje fuci nafte ka kushtuar dje ne tregjet nderkombetare vetem 49 dollare. Po te marrim ne konsiderate vleren e ulet te kembimit te dollarit, cmimi i naftes ka shenuar nje renie historike. Por kjo situate e arte nuk eshte e vlefshme per konsumatoret shqiptare, te cilet po i blejne karburantet njesoj sikur nafta ne tregjet nderkombetare te shitej me mbi 120 dollare per fuci. Eksperte te Ekonomise jane shprehur edhe me pare se, tregu i naftes ne vendin tone eshte monopol, prandaj edhe cmimi eshte shume me i larte se tregu nderkombetar. Kete e ka pohuar nje dite me pare edhe kryeministri Sali Berisha. Ai iu premtoi konsumatoreve se, shume shpejt Autoriteti i Konkurrences do te dale me nje konkluzion mbi tregun e karburanteve. Ne fakt autoriteti ka gati nje vit qe ka shpallur nje hetim mbi tregun e karburanteve ne vendin tone, por ende nuk ka dale me rezultate paraprake. Ne vijim te kesaj situate, kryeministri Berisha i konsideruar monopole te egra tregun e naftes dhe te grurit, duke shtuar se, institucioni pergjegjes per zgjedhjen e kesaj situate eshte Autoriteti i Konkurrences se lire, qe varet nga Kuvendi i Shqiperise. Cmimet e naftes dhe te grurit ne tregjet e jashtme kane rene ne menyre drastike qe nga muaji Gusht, por kjo renie nuk eshte reflektuar ne vendin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›