E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi i energjise elektrike është rritur 52,1%

Burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bënë të ditur sot se energjia elektrike e prodhuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti është 4554 GWh. Po nga të njëjtat burime mësohet se prodhimi i hidrocentraleve u rrit me rreth 52 për qind, duke dhënë ndikimin kryesor në rritjen e burimeve të energjisë elektrike.

Ky prodhim këtë gjashtëmujor zuri 98 për qind të prodhimit të përgjithshëm në vend. Rritje të ndjeshme prej 53.9 për qind ka pasur energjia e prodhuar nga impiantet private me konçension, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa TEC-et gjatë gjashtëmujorit të parë të 2010-ës nuk kanë prodhuar energji elektrike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›