E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulla e re e kontrolit në Rinas, Olldashi: Do lehtësojë fluksin e fluturimeve


Minisitri i Transporteve Sokol Olldashi ka vizituar ambientet e godinës së re të Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror dhe të kullës së kontrollit ku ka nisur punimet për ndëritimin e saj. Gjatë kësja vizte Olldashi është shprehur se kanë filluar punimet për godinën e re dhe kullën e kontrollit të Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror, një investim prej 12 milion Euro i bërë nga ANTA në kuadrin e Projektit "Për Modernizimin e Hapsirës Ajrore Shqiptare".

"Nga viti 2005 deri më sot kemi një dyfishim të numrit të pasagjerëve, e kemi gjetur me 730 mijë dhe jemi sot me 1 milion e 400 mijë pasagjerë".
Kemi dyfishim të ulje ngritjeve në Aeroportin e Rinasit dhe për më tepër kemi një rritje me 40% të mbikalimeve në hapësirën ajrore shqiptare, pra të tranzitimeve përmes hapësirës ajrore shqiptare, të cilat duhet të kontrollohen nga ANTA", tha ai.

Ndërsa Drejtori i ANTëS, z.Petrit Sulaj u shpreh se Kulla është e standarteve ndërkombëtare, ndoshta më e mira në Ballkan, me të gjithë parametrat bashkohorë të sigurisë, me aparaturat dhe sisteme më moderne".
Me ndërtimin e godinës së re dhe të kullës së kontrollit parashikohet që Agjensia Nacionale e Trafikut Ajror të përballoj 2-fishin e kapaciteteve aktuale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›