Tjetër zbulim në Apoloni
Një këmbë e derdhur në bronz me një sandale ka dalë në dritë pak ditë më parë nga puna e ekspeditës shqiptaro-francezë. Lajmi bëhet publik nga drejtori i Parkut Kombëtar Antik të Apolonisë, Marin Haxhimihali. Sipas tij, kjo këmbë fsheh edhe një trup nën tokë, gjë që e bën edhe më ngulmues grupin e arkeologëve vendas dhe francezë që të punojnë deri në zbulimin e plotë të kësaj pasurie arkeologjike.
Këmba mendohet të jetë e periudhës romake, njësoj si statuja e atletit, e zbuluar pak ditë më parë, edhe pse për këtë nuk ka folur asnjë nga arkeologët që kanë marrë pjesë në këto zbulime.
Ky zbulim i ri po aq me vlerë sa statuja romake e zbuluar në formë të plotë gjashtë ditë më parë, është parë gjatë ditës së martë edhe nga ministri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, si dhe ambasadorja franceze, Marysse Doviet. Edhe ky zbulim është gjetur në po të njëjtin vend ku u gjet dhe statuja, duke përforcuar më shumë bindjen e arkeologëve se aty mund të ketë edhe vepra të tjera arti antike me shumë vlerë.