E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervini i “BB4”: Si e njoha Gertën dhe e vërteta e lidhjes me të

TIRANE - Një javë më parë në faqet e gazetës “Panorama” u publikuan fotot e Ervinit të “Big Brother 4” me Gertën, vajzën simpatike, e cila është bërë pjesë e këtij reality në këtë edicion të pestë të tij. Fotot shoqëroheshin me titullin: “Gerta, vajza me të cilën Ervini tradhtoi Ermelën”. Po si janë njohur ato bashkë? Ç’mendim ka ai për lojën e saj? E zbulojmë bashkë...
Si e ke njohur Gertën?
E kam njohur teksa frekuentoja jetën e natës. Ma prezantoi Torosi me Olsin, në kohën kur ky i fundit punonte menaxher në një klub nate.
Çfarë relate ke pasur me të?
Thjesht frekuentonim të njëjtat lokale dhe kishim shoqëri të përbashkët. Duke qenë se jeta e natës në Tiranë rreh përgjithësisht në të njëjtat lokale dhe të njëjtët njerëz jemi takuar disa herë, plus që vajzat vlonjate bien gjithmonë në sy.
Është e vërtetë që ke pasur një flirt?
Thjesht kemi dalë në shoqëri të përbashkët disa herë, ose më mirë të themi i kemi pasur tavolinat afër (qesh).
Si të duket Gerta, të pëlqen si femër?
Gerta është njëshe dhe do ta shihni në finale atë vajzë, pasi ka karakter shumë të fortë.
Po loja e saj si po te duket?
Lojën e Gertës e ndoqa javën e parë ngaqë mora vesh që do të futej pasi të kthehej nga Dubai. Kam besim tek ajo vajzë, me atë karakter të fortë që ka, do t’u bëjë cirk atyre brenda.
Cili nga banorët e këtij viti të pëlqen më shumë?
Nga banorët Liami dhe natyrisht Gerta.
Kush mendon se do ta fitojë këtë vit çmimin e madh?
Gerta, prapë një vlonjate (qesh), kam gjithmonë një nuhatje për fitueset.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›