Show në Korçë, Skënderbeu fiton betejën me Tiranën
KORCE - Skënderbeu ka triumfuar 2-0 në betejën direkte ndaj Tiranës, duke ruajtur kryesimin e kampionatit dhe pas javës së 21-të. Në Korçë, përballja më e rëndësishme e javës ka dhuruar spektakël, emocione dhe një duel gjigandësh, por në fund kanë qenë vendasit ata që kanë marrë 3 pikët. Një fitore e dyfishtë për Skënderbeun, që përveçse ruan kreun, thuajse nxjerr jashtë luftës për titull një rival të frikshëm. Kur mbeten edhe 5 javë deri në fund, Tiranës i duhet të rikuperojë 4 pikë ndaj rivalëve të saj, ndërkohë që në vend të dytë qëndron Teuta, 1 pikë larg Skënderbeut. Humbja e djeshme i komplikon shumë gjërat për bardheblutë, ndërkohë që Skënderbeu ka bërë një hap të madh përpara sa i përket titullit. Tirana ka patur në tribunë edhe kryetarin e bashkisë Lulzim Basha, që e ka ndjekur takimin për 90 minuta. Në stadium nuk ka munguas as ish-presidenti i klubit bardheblu Refik Halili, ndërsa numri i tifozëve i ka kaluar 8 mijët. Atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme, një festë futbolli dhe një lojë e bukur në fushë. Megjithatë, problemet e vogla nuk kanë munguar, siç ishte hedhja e tymuesve apo edhe e kanaçeve, ç’ka e detyroi kapiteni Shkëmbi të kërkonte qetësi nga tifozët.
Ndeshja
Përsa i përket ndeshjes, që pas 4 minutash, korçarët ishin pranë golit, por Sina largoi në vijën fatale topin e goditur nga Daniel Xhafaj. Më pas është Tirana që rrezikon me Pishën, pas një aksioni të Gilman Likës. Bardheblutë tronditën edhe shtyllën me një gjuajtje të Ahmatajt në të njëjtin aksion, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll pa gola. Në të dytën, Skënderbeut i mjaftuan 6 minuta për të gjetur avantazhin. Plaku pasoi për Muzakën në krah, ky i fundit për Xhafën dhe vlonjati e dërgoi topin në rrjetë, duke çuar në delir tifozët. Reagimi i Tiranës ka qenë i vakët dhe kjo ka sjellë edhe golin e dytë të Skënderbeut, sërish me protagonist Plakun. Sulmuesi i blerë në janar krosoi saktë nga e djathta dhe Allmuça mposhti për herë të dytë portierin Lika, duke realizuar golin e nokautit. Tirana nuk u dorëzua, por ishte shumë e pafat, duke mos finalizuar dot rastet e krijuara. Rasti tipik ishte ai i minutës së 89-të, kur në fillim Bala e më pas Aziri, goditën dy herë rresht shtyllën, pas një neglizhence të Ditmar Bicajt.
NDESHJET
Në takimet e tjera të luajtura dje, spikat fitorja 3-1 e Flamurtarit në Fier përballë Apolonisë. Ky 3 pikësh i bën vlonjatët të sigurt për vendin e katërt, që mund t’i çojë në Evropë. Në zonën e rënies, Laçi mposhti 2-0 Pogradecin, Bylis theu Vllazninë 1-0, ndërsa Tomori e Shkumbini fituan respektivisht ndaj Kastriotit dhe Kamzës.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)