Prodhimi i vererave nje aktivitet ne rritje ne Virxhinia

Kriza ekonomike i ka bere shume amerikane qe te ulin shpenzimet vitet e fundit. Nje nga artikujt ku amerikanet nuk kane kursyer ne kete periudhe eshte vera. Megjithese shifrat nuk jane mbledhur ende per vitin 2010 Grupi per Informacionin per Pijet llogarit se konsumi i veres ne Shtetet e Bashkuara u rrit per te 17-in vit me radhe. Amerikanet po blejne gjithashtu me shume verera te vendit sesa te importuara dhe jo te gjitha vijne nga vreshtat e famshme te Kalifornise ne brigjet perendimore. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Susan Logue vizitoi nje rajon qe shpreson te behet Lugina e Napes ne Lindje ne afersi te Uashingtonit.
Vitin e kaluar rreth 12 mije vete vizituan punishten e veres Hillsboro ne Persevill te Virxhinias rreth 80 kilometra larg Uashingtonit per te provuar vererat e saj. Megjithese ka qene krize biznesi ka ecur mire sipas pronarit Bora Baki.
Ne kemi nje thenie ne turqisht qe perkthehet pak a shume keshtu kur ke dhimbje pi kur je i lumtur pi. Keshtu qe megjithese ekonomia ishte e dobet njerezit e gjejne menyren qe te gezojne te pakten me nje gote vere.
Baki nuk kishte nder mend qe te menaxhonte punishte vere kur erdhi ne Shtetet e Bashkuara nga Turqia ne vitin 1979. Ai ishte gati te hiqte dore nga biznesi i importit kur i biri Karem e bindi qe te merrej me prodhimin e veres para 10 vjetesh.
Une isha gati te diplomohesha dhe te dy po perpiqeshim te gjenim se cfare te benim.
Karem mori me pas nje diplome universitare per prodhimin e veres. Ai jo vetem qe ben vere per biznesin e familjes por edhe per vreshta te tjera ne Virxhinia.
Me rajonet e ndryshme ne Virxhinia kushtet jane thuajse te perkryera. Sigurisht qe ne kemi problemet dhe veshtiresite tona por persa i takon potencialit per nje rajon ku rritet rrushi gjerat shkojne shume mire.
Kur Hillsborough u hap ne vitin 2003 ishte punishtja e 96 e veres ne Virxhinia. Sot ky numer ka arritur ne 190.
An Haidig eshte Presidente e Shoqates se Punishteve te Veres ne Virxhinia. Ajo hapi punishten e veres Lake Anna ne vitin 1990 kur Virxhinia kishte vetem pak me shume se 10 te tilla.
Mendoj se cilesia e vererave te Virxhinias ka terhequr disa investitore te medhenj qe te vijne e te fillojne te rrisin vreshta dhe te prodhojne vere ketu. Edhe nga Kalifornia kemi disa vete qe kane ardhur dhe kane hapur punishte. Mendoj se ata e shohin si shans sepse eshte nje industri e re dhe po rritet dhe eshte gjithashtu nje industri me fitime per bujqesine ne kete shtet.
Megjithese disa punishte ne Virxhinia prodhojne deri ne 40 mije arka vere ne vit shumica e tyre jane te vogla. Mesatarja per to eshte 2 mije e 500 deri ne 5 mije arka 60 per qind e te cilave shiten tek punishtja.
Turizmi eshte ai qe i jep shtyse industrise se veres ketu thote Pandit Patil i cili se bashku me gruan e tij Sudha hapi punishten Narmada ne Ajmesvill ne nentor 2009.
Dua qe pas pese vjetesh te gjithe ta shohin kete zone si destinacion dhe per kete po punojme.
Si shume punishte ne Virxhinia Narmada eshte e rrethuar nga panorama te mrekullueshme.
Dhe te shtunave dhe te dielave ka muzike. Po ashtu ofron edhe dicka qe punishte e tjera nuk e kane.
Ne kemi nje gje te vecante sepse vijme nga origjine indiane. Disa nga vererat tona mund te kombinohen me ushqimet indiane qe sherbejme ketu.
Sudha filloi te prodhoje vere qe qe nga viti 2008. Ajo ka marre disa medalje ne konkurse. Keto vleresime mund te behen gjithnje e me te rendesishme per Narmaden nese industria e naftes ne Virxhinia vazhdon te zgjerohet.
Por Anete Boid e Zyres se Marketingut ne Bordin e prodhimit te Veres ne Virxhinia thote se tregu nuk eshte i ngopur.
Kjo smund te vazhdoje pa fund por tani per tani ndersa prirja eshte drejt rritjes se konsumit interesi per vererat lokale dhe mundesite e tjera te prodhimit po rritet. Mendoj se kemi shume pune para se te arrijme ne ate pike.
Tani per tani prodhuesit e veres si Karem Baki dhe Sudha Patil do te perqendrohen tek prodhimi i vererave me te mira qe mund te prodhojne vreshtat e tyre.