E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimi vendas permiresohen linjat e perpunimit

Plotësimi i standardeve higjieno-sanitare dhe kërkesa në tregje ka bërë që shumë biznese agro-indsustriale të modernizojnë linjat e tyre të prodhimit. Bizneset me ndihmën e skemave subvencionuese kanë arritur që të vënë në funksionim linja të reja të përpunimit. Gjatë një vizitë në rajonin e Korçës, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka vizituar një prej komplekseve të therjes dhe përpunimit të shpendëve. Në këtë sipërmarrje private, u pa nga afër suksesi i arritur në përpunimin e shpendëve dhe nxjerrjen e produkteve të ndryshme në treg.

Vizita u krye në një kompleks në Drenove të Korçës, kompleks i ndërtuar nga një investim prej rreth 350 mijë euro. Aktualisht në këtë kompleks theren dhe përpunohen rreth 1 mijë e 500 shpendë në ditë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›