Red Bull Stratos misioni historik transmetim live ne Abc news
Tentativa e sportistit austriak të disiplinave ekstreme, Felix Baumgartner që të kalojë shpejtësinë e zërit në hedhje të lirë në Rosëell, Neë Mexico u shty për shkak të erës shumë të fortë. Kjo u konfirmua nga organizatorët e projektit ambicioz “Red Bull Stratos”.
Për të vendosur rekordin absolut botëror, Baumgartner do të realizonte rënien e lirë nga lartësia 36 mijë e 576 metra, me një kostum special që do ti lejonte të kalonte shpejtësinë e zërit përpara se të ulej në shkretëtirën e Neë Mexicos.
43-vjeçari do të paraqitet sërish të mërkurën për të realizuar hedhjen nga hapësira. Objektivi është të thyhet rekordi aktual që mbahet nga koloneli i aeronautikës amerikane, Joe Kittinger. Ky i fundit, që është pjesë e projektit “Red Bull Stratos” ka realizuar hedhjen nga lartësia 31 mijë e 333 metra në vitin 1960.
Balonës, që do ta ngrinte Baumgartner në kuotën mbi 36,5 kilometra nga toka, i nevojiten tre orë për të arritur deri në kuotën e përcaktuar në stratosferë. Kjo balonë e mbushur me helium është mjaft e brishtë dhe që ngritja të realizohet nevojitet të mos ketë aspak erë.
Në këtë mënyrë janë shtyrë me disa orë emocionet e kërcimit rekord, gjatë të cilit Felix Baumgartner do të kalojë shpejtësinë e zërit, që në këtë lartësi është 110 km/h. Në tentativën e tij, austriaku synon të thyejë edhe rekordet për kohëzgjatjen e rënies së lirë, që parashikohet të jetë rreth 5 minuta e 35 sekonda dhe për hedhjen më të lartë me parashutë.