E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhohet karta e tre miliontë, Nishani: Do hapim zyrë dhe në Nju Jork

Share

Ministri i Brendshëm, Bujar nishani, ka shpërndarë sot kartën e tre miliontë të identitetit, që kur ato filluan të prodhohen në vitin 2009.

Nishani, gjatë një vizite në qendrën e prodhimit të letërnjoftimeve Aleat, e vlerësoi si mjaft të suksesshëm procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike.

3 milionë shqiptarë po pajisen me letërnjoftime elektronike. Duke pasur parasysh që në Shqipëri të gjithë qytetarët të cilët janë mbi 16 vjeç kanë të drejtën e pajisjes me kartën e identitetit, Shqipëria dukshëm duhet të jetë një nga vendet me pajisjen më të lartë të kartave të identitetit në rajon. Duke shtuar edhe aspektin e sigurisë ky proces përbën një nga arritje të madhe për vendin tonë ka theksuar Nishani.

Nishani ka nënvizuar se procesi është faktuar tashmë si një sukses, ndonëse kur nisi pati shumë dyshime dhe shumë njerëz skeptikë për këtë.

Pak vite më parë kur u shpall projekti kishte shumë skeptikë të cilët jo vetëm tentuan të shprehin mosbesimin në realizmin e tij por edhe në aftësistë e koncesionarit për të arritur këtë objektiv. Nënvizoj faktin se objektivat e qeverisë nuk ndalin këtu por janë të mëtejshme duke përfshirë edhe shërbime të tjera për këtë dokument shtoi Nishani.

Ai ka vlerësuar se kartat e identitetit kanë gjithë elementet e sigurisë ndërsa shtoi se së shpejti do të hapet edhe zyra për aplikimin e letërnjoftimeve elektronike edhe në Nju Jork.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›