Ardian Visha: Mediu ishte i detyruar që të votonte kundër meje
Share
Kandidati socialist për KLD-në, Ardian Visha, ka thënë se votimi i djeshëm në Kuvend nuk ishte demokratik, por ishte një votim provë për Presidentin e Republikës.
Ndërkaq, ai justifikon votën e deputetit Fatmir Mediu, që ka qenë edhe klient i tij në procesin “Gërdeci”. “Ka qenë një votë e detyruar” thotë Visha, për shqiptarja.com.
Duke falenderuar PS që e kandidoi për postin e anëtarit të KLD, shigjeton edhe Ina Ramën, që sipas tij ka treguar “vogëlsi institucionale”, madje edhe ka mashtruar me shkresën drejtuar kuvendit.
Ardian Visha pritej që të merrte votën e Mediut dhe të LSI-së në votimin e djeshëm, por presioni i Berishës bëri që Mediu të tërhiqej, ndërsa LSI të mos votonte, me përjashtim të Nasip Naços, që votoi kundër Vishës.