Prodhonin mallra ushqimore të jashtëligjshme, 2 në pranga
ELBASAN- Dy persona janë arrestuar të enjten, të dyshuar për prodhim të paligjshëm të mallrave ushqimorë dhe industrialë, bën të ditur policia lokale.
Burime nga policia bëjnë të ditur se Bledar Shehu 36 vjeç si dhe Shëndet Boçi 51 vjeç akuzohen për veprën penale "prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimore e kryer në bashkëpunim".
Ata kishin instaluar në banesën e Shëndet Boçit një linjë prodhimi sallamerie në gjendje pune, ku nuk disponohej asnjë lloj dokumentacioni, aktivitet ky i cili kryhej prej më shumë se 2 vjetësh.
Policia sekuestroi 2000 kilogram mish të grirë, i llojeve të ndryshme si pulë, gjedhi, që të arrestuarit e përdornin si lëndë të parë për prodhimin e sallameve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan 600 kg mish i përzier, esenca të ndryshme për prodhim sallami, etiketa sallamesh, të cilat ishin të falsifikuara.
Mësohet se në banesës e Shëndet Boçit u gjetën dhe u sekuestruan 3000 kg pije të ndryshme alkolike e prodhuar në mënyrë artizanale si raki, verë, uthull, etj, të destinuara për treg.
(e.n/BalkanWeb)