Vizat, PS: Qeveria, fajtore për vonesën
Rekomandimi i Komisionit Europian per vizat u komentua edhe nga opozita. Deputeti Ditmir Bushati i beri thirrje qeverise te plotesoje sa me shpejt kushtet e vendosura nga Brukseli.
“Partia Socialiste e konsideron propozimin e Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave të një rëndësie historike pasi hyrja në fuqi e këtij propozimi do ta bëjë edhe më konkrete perspektivën Europiane dhe aspiratën shekullore të shqiptarëve për të lëvizur të lirë në hapësirën europiane. Partia Socialiste i kërkon qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore që të përmbushin pa humbur kohë dhe me seriozitet kushtet e konsideruara si të papërmbushura ende nga Komisioni Europian, që kanë të bëjnë me korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet, konfiskimin e aseteve të krimit të organizuar, ri integrimin e të riatdhesuarëve në shoqëri, pasi vetëm përmbushja e tyre do të mundësojë miratimin nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Ministrave të BE-së të propozimit të Komisionit Europian. Partia Socialiste i bën thirrje mazhorancës dhe kryeministrit që të demostrojnë përgjegjshmëri në këto momente historike duke lejuar transparecën kushtetuese të procesit zgjedhor të 28 qershorit 2009, në mënyrë që t’i jepet fund krizës politike dhe qeverisëse” tha Bushati.
< I mëparshmi