E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk ka prova për trafik organesh në “Shtëpinë e Verdhë”

TIRANE- Tre hetimet paralele të kryera nga Serbia, Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës nuk arritën të gjenin prova që Ushtria Clirimtare e Kosovës kishte trafikuar organe të personave të ndaluar. Sipas një shkrim të BBC, pretendimet se dhjetra serbë të marrë robër ishin cuar në një shtëpi në Burrel ku në mënyrë sistematike u ishin marrë organet dhe u ishin shitur, nuk janë të mbështetura në fakte.
Këto akuza u bënë publike në librin e ish kryeprokurores së Hagës Carla Del Ponte në vitin 2008. Raporti i Këshillit të Europës që do të botohet muajin e ardhshëm, pritet të përqëndrohet në kërkesat politike për qeveritë e përfshira, se sa në zbulimin e fakteve të reja.
“është fakt që nuk ka asnjë provë për këtë cështje” thotë kreu i zyrës për krime lufte të Misionit Europian në Kosovë për Sundimin e Ligjit.
Problemi kryesor, tha ai, ishte që skandali i krijuar nga pretendimet kishte larguar larguar vëmendjen nga puna që po bëhej për të gjetur eshtrat e 1861 personave që ende konsiderohen si të zhdukur nga lufta.
Në vitin 2009, një hetim special i BBC gjeti prova në qytetin verior të Shqipërisë për ekzistencën e kampeve të UCK-së ku mbaheshin të burgosur. Në fillim të majit, EULEX bëri edhe arrestimin e parë në lidhje me këtë cështje.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›