Prodhonin në shtëpi fshehurazi sallam dhe pije alkoolike, arrestohen dy persona

Elbasan, 27 Maj, NOA - Kishin instaluar prej dy vitesh në shtëpi një linjë prodhimi sallamerie të pashoqëruar me asnjë lloj dokumentacioni, ndërsa prodhonin në të edhe mijëra litra pije alkoolike, gjithashtu pa leje, të cilat më pas i shisnin në mënyrë ilegale.
Bëhet fjalë për dy persona, të cilët janë kapur në flagrancë duke ushtruar këtë aktivitet ekonomik të paligjshëm, të vënë më pas në prangat e forcave të policisë, që konfirmojnë se emrat e tyre janë përkatësisht Bledar Shehu, 36-vjeç, lindur në Cërrik dhe banues në Elbasan dhe Shëndet Boçi, 51-vjeç, lindur në Përmet dhe banues në Elbasan.
Kapja e tyre u krye nën operacionin e koduar Parizieri i fundit, ndërsa bëhet me dijeni se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 51-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mishi i llojeve të ndryshme si (pule, gjedhi, mish i grirë), të cilën ai e përdorte si lëndë të parë për prodhimin e sallameve të ndryshme; përkatësisht 2000 kg mish i grirë i gatshëm për prodhim si dhe 600 kg mish i përzier.
Po kështu, u konstatua edhe një sasi sallami e prodhuar, e gatshme për tu shitur si turist, parizer, qofte apo salçiçe.
Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së Shëndet Boçit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 3000 kg pije të ndryshme alkoolike e prodhuar ne mënyrë artizanale si raki, verë, uthull etj, të destinuara për treg.
Ndaj dy të arrestuarve u mor masa e arrestit në flagrancë, për veprën penale Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimore, e kryer në bashkëpunim, të cilat parashikohen nga nenet 288/a /2 i Kodit Penal.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")