E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhuesit e betonit gjobiten 2,7 milione leke

Blerina Hoxha
Vetem se nuk kane dhene informacion ndaj Autoritetit te Konkurrences, ne lidhje me hetimin qe po behej ndaj tyre, per shkak te nje marreveshjeje monopoli, 9 kompani te prodhimit te betonit ne Tirane jane gjobitur me 2,7 milione leke. Burimet zyrtare te Autoritetit te Konkurrences njoftuan se, kompanite nuk i ishin pergjigjur procedurave te "hetimit" qe po zhvillonte autoriteti. Ne zbatim te procedurave, Komisioni i Konkurrences organizoi nje seance degjimore me perfaqesuesit e ndermarrjeve prodhuese te betonit ne Qarkun e Tiranes. Pasi shqyrtoi raportin e sekretariatit dhe pretendimet e paleve, Komisioni i Konkurrences arriti ne konkluzionin se marreveshja nuk eshte zbatuar praktikisht nga ana e ndermarrjeve anetare te Unionit te Prodhuesve te Betonit.
Nga ana tjeter, Konkurrenca vendosi gjobitjen e 9 kompanive prodhuese te betonit per shkak se, nuk kane dhene informacionin e kerkuar nga Sekretariati i Autoritetit te Konkurrences. Sipas ligjit, nje veprim i tille konsiderohet si shkelje e lehte, ndaj dhe kompanite jane ndeshkuar me gjobe.
Shoqata kishte nenshkruar nje marreveshje gjate korrikut te ketij viti, per fiksimin e cmimeve. Si rezultat, cmimi i nje meter kub beton u rrit gjate periudhes se veres me 2 euro. Pas nje procesi investigimi, Komisioni i Konkurrences vleresoi se, nepermjet kesaj marreveshjeje, ndermarrjet percaktojne cmime te fiksuara, duke vepruar si nje organizem (grupim ndermarrjesh) i vetem dhe cenojne ne kete menyre konkurrencen e lire ne treg, duke dale jashte objektivit te shoqatave te biznesit. Per keto arsye, Komisioni, bazuar ne ligjin per mbrojtjen e konkurrences, vendosi ndalimin e marreveshjes se lidhur qe ne korrik te vitit te kaluar ndermjet ndermarrjeve prodhuese te betonit ne Qarkun e Tiranes. Mirepo, gjate hetimit te thelluar, u vu re se kompanite nuk e kishin zbatuar marreveshjen per fiksimin e cmimeve, duke realizuar keshtu nje prishje te vullnetshme te te ashtuquajturit veprim monopolistik. Komisioni i Konkurrences po heton edhe disa linja te tregut, kryesisht telefonise, karburanteve dhe sigurimeve. Rezultate pozitive deri me tani ka pasur ne shfuqizimin e marreveshjes se kompanive te sigurimit per grumbullimin e polices kufitare nga nje agjent i vetem.
Hetime te tjera te Konkurrences
Disa linja strategjike te tregut jane perfshire ne proces hetimi nga Autoriteti i Konkurrences, per shkak se kane rene dakord per fiksimin e cmimeve te sherbimeve nepermjet marreveshjeve te monopolit. Tregu u telefonise celulare, perkatesisht kompanite AMC dhe Vodafone Albania jane gjobitur me rreth 5,3 milione dollare. Po keshtu, Autoriteti i Konkurrences ka evidentuar monopolin qe kishin krijuar kompanite e sigurimit ne pikat kufitare, por marreveshja eshte prishur dhe nuk eshte lejuar edhe nga Ministria e Financave pas denoncimit te ketij rasti. Autoriteti mori ne hetim kete vit linjat e prodhimit te bukes ne Fier dhe aktualisht eshte duke hetuar tregun e energjise dhe kryesisht ate te hidrokarbureve.
Kompanite e penalizuara me gjobe
Ndermarrjet Gjoba e llogaritur (leke)
ALBAN - TIRANA CO 447915
BEST CONSTRICTION ALB 235367
BETON EKSPRES 178534
FERRO BETON & CONST. 436959
HALILI 172519
ITAL-BETON CONST. 201086
KIRCHBERGER - ALBANIA 508279
QARRI - 02 169652
SHKODRA BETON 396974
Totali 2 747 285

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›