Mjeku: S'jam fajtor per vdekjen e pacientes
Tirane - Mjeku, qe akuzohet per mjekim te pakujdesshem te Mediha Bicokut, me pasoje vdekjen, mohon ne Gjykaten e Tiranes te jete i perfshire ne ngjarje. Bashkim Ibi, eshte denoncuar nga familjaret e viktimes 53-vjecare, por dje ai ka bere te ditur para trupit gjykues se nuk ka qene i pranishem kur ka vdekur gruaja. "Une ate dite kam qene turni i pare, nderkohe qe 53-vjecarja nuk kishte gjasa qe edhe te shpetonte, pasi gjendja e saj shendetesore ishte renduar", ka deshmuar Ibi dje ne gjykate. Nderkohe qe, sipas hetimeve, asnjehere 53-vjecares nuk i eshte bere nje autopsi per te verifikuar edhe shkaqet e vdekjes. Ngjarja, per te cilen akuzohet Ibi, ka ndodhur ne muajin qershor te vitit 2005 ne Tirane. Mediha Bicoku eshte shtruar ne spital, pasi ishte prekur nga nje paralize. Pas dy muajsh e shtruar ne spital, familjaret e dergojne ne shtepi, pasi gjendja e saj ishte permiresuar. Por vetem pas dy ditesh gjendja e saj eshte perkeqesuar.
R.C