E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmite e rreme, prokuroria kerkon rihetim

Dyshimet per nje deshmi te rreme te dhene nen presion e kercenim, shtyjne dhenien e vendimit per dy te pandehur per krimin e vrasjes te ndodhur ne qytetin e Durresit, ne vitin 1998. Edhe dje, Gjykata e Krimeve te Renda nuk ka dhene vendimin, nderkohe qe eshte kerkuar te verifikohen dy deshmite e kunderta te dy pjesetareve te Bandes se Durresit, Lul Berishes dhe Ardiatik Colit, per procesin ne ngarkim te Leonard Muratajt dhe Erald Bajramajt. Burime nga prokuroria thane dje, per gazeten, se dy te pandehurit dyshohet te jene pjese e bandes, ndersa deshmitari Muhamed Zyberi ka deponuar nen presion psikologjik e kercenim, ndaj duhej ripyetur ne gjykate. Por, kjo kerkese eshte hedhur poshte nga togat e zeza te kryesuara nga gjyqtarja Nertila Kosova. Ne seancen e radhes, prokuroria do te lexoje edhe konkluzionet e saj perfundimtare. Mbi dy te pandehurit rendon akuza e vrasjes me dashje te Nuri Ilmiut, plagosje e rende me dashje dhe armembajtje pa leje.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›