E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin dyqanet, burgosen 3 vjet

Tirane - Dy te rinj, te akuzuar per vjedhjen e lekeve te xhiros ne disa dyqane ne Tirane, jane denuar dje tre vite burg se bashku. Gjykata e Tiranes denoi dje me nje vit e 4 muaj heqje lirie Afrim Tosken dhe me 18 muaj me kusht Lorenc Shabanin. Dy adoleshentet ne bashkepunim me njeri-tjetrin, hynin ne dyqane te ndryshme. Toska mbante me muhabet shitesit duke i pyetur per rruge te ndryshme, ose per ndonje person, i cili supozohej se banonte afer me dyqanin, nderkohe qe Shabani hynte pa problem dhe kryente vjedhjen. Me pas te dy largoheshin sikur nuk kishte ndodhur gje.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›