E Shtunë, 31 Tetor 2026

Produktet e Vlores ne tregjet evropiane

Prodhimi vendas, cilësia dhe kushtet e prodhimit të tij, kryesisht peshku, vaj i ullirit, apo bretkosat, produkte tipike për qarkun e Vlorës kanë qenë në fokus të vizitës së ministrit të bujqësisë Genc Ruli në Vlorë. Peshku dhe ulliri janë produkte që kanë dhe peshë specifike të lartë në nivelin e eksporteve, tha ministri Ruli , ndërsa theksoi se veçanërisht ato të prodhuara në Vlorë janë konkuruese edhe në tregjet evropiane.

Vizita e Ministrit të Bujqësisë dhe ushqimit, në disa stabilimente të rëndësishme, nga Novosela në Karaburun, ishte në kuadër të nxitjes së biznesit vendas në rritjen e cilësise së prodhimit, por edhe sasisë, duke pasur parasysh rezultatet e nxjerra dhe të ardhurat nga eksportet, por edhe prezantimin dinjitoz të prodhimeve ushqimore “Made in Albania” në vendet ku ato eksportohen e më gjere. Sektori i bujqësisë e blegtorisë në qarkun e Vlorës, ka një prioritet të lartë dhe nga ana e Ministrisë së bujqësisë dhe insitucioneve lokale në varësi të saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›