Mungesa e lendes se pare po con drejt falimentimit industrine e riciklimit

Shoqata e ricikluesve shpreh shqetësimin se biznesi i tyre po shkon drejt falimentit për shkak se në vend nuk gjendet mjaftueshëm lëndë e parë dhe për tejkalimin e kësaj situate ata kërkokjne nxitjen e investimeve të huaja.
“Industria e riciklimit po asfiksohet nga mungesa e lëndëve te para , për arsye se ato nuk gjenden mjaftueshëm brenda vendit për shkak të mungesës së ndarjes në burim te mbetjeve. Shoqata e ricikluesve është në mbështetje të plotë të investimeve të huaja në fushën e riciklimit në vendin tonë. Shpresojmë që prononcimi i djeshëm i deputetit te Partisë Socialiste, z.Erion Brace , të jetë opinioni i tij personal dhe jo qëndrim politik i PS. Ne kërkojmë që klasa jonë politike e çdo krahu qoftë ajo, të inkurajojë investimet e huaja në Shqipëri dhe të konsiderojë industrinë e riciklimit si prioritare dhe pasuri të cmuar kombëtare”- dekalroi kreu i shoqatës së Ricikluesve të Shqipërisë Bardhyl Balteza.
Shoqata e ricikluesve i bën apel pushteti qendror dhe vendor të nisë me aplikimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve që parashikon ndër të tjera ndarjen e mbetjeve në burim, gjë që sipas ricikluesve do të ndihmonte në sigurimin e lëndës së parë për ta, por dhe do të shfaqte efekte në mjedis.
“Shoqata e Ricikluesve te Shqipërisë kërkon me forcë nga qeverisja qëndrore dhe pushteti vendor , të aplikojë sa më parë menaxhimin e integruar të mbetjeve në vendin tonë sipas ligjit te miratuar për këtë cështje, gjë që do të sillte përfitime mjedisore dhe sigurim të lëndëve të para për këtë industri.
Shoqata e ricikluesve ka parim të rëndësishëm transparencën maksimale në aktivitetin e saj dhe fton të gjithë aktorët e interesuar, politikanët , politikëbërësit , shoqërinë civile, ambientalistët dhe këdo qe ka dëshirë , të vijnë të na vizitojnë dhe të njihen nga afër me aktivitetin tonë”.- tha Balteza.
Ndërkohë që kryetari i shoqatës së ricikluesve shprehet gjithashtu se industria e riciklimit në vend është e interesuar që të plotësohet kuadri ligjor dhe standartet njëlloj si në vendet e BE.