Zhvleresohet Dollari

Fundi i javës ka shënuar një dobësim të menjëhershëm të monedhës amerikane kundrejt një ditë më parë. Dollari e ka nisur javën në një nivel prej 113.2 lekë dhe ditën e premte e ka mbyllur në 112.16 lekë, me një zhvlerësim prej 1.04 lekë. Ekspertët sqarojnë se rënia e dollarit është pasojë e luhatjeve në bursat ndërkombëtare.
Ndërkaq, Euro është kuotuar së fundmi me 1.25 dollarë, ndërkohë që një ditë më parë ishte në nivelin e 1.24 dollarë. Të gjitha këto luhatje po ndodhin si pasojë e lëvizjeve të Bankës Qendrore Europiane. Mandati i Bankës Qendrore Europiane e lejon atë të luftojë kostot e tepërta të borxhit për vendet evropiane. Kjo ka qenë deklarata e Mario Draghit, javën e kaluar, e cila nxiti një rigjallërim të tregjeve falë shpresave se banka mund të ndërhyjë me blerjen e bonove kombëtare. Euro u forcua dhe çmimet e bonove të borxhit që u emetuan nga vendet problematike të eurozonës u rigjallëruan. “Më besoni, kjo do të jetë mjaftueshëm,”, tha Draghi në një konferencë në Londër.
Ajo që e mban lart euron së pari, efekti i bursës ndërkombëtare , por së dyti, edhe nga tregu i brendshëm, i cili ka një kërkesë të pandalshme për monedhën europiane. Kohët e fundit euro është kërkuar kryesisht nga tregtarët vendas ndërkohë që ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë kanë qenë të pakta.