E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prof. Floresha Dado, një libër për historiografinë letrare

Historiagrafia  letrare eshte nje shkence ne zhvillim e siper ndaj kur behet fjale per nje studim ne kete fushe ne letersine shqipe nuk mund te ndodhe ndryshe vecse perpjekja te pritet me nota optimiste. I tille eshte studimi i akademikes Floresha Dado “Sfida teorike te historiografise letrare” te cilen autorja e ka promovuar ne Akademine e Shkencave. Nje liber i pare ne fushen e historiografise letrare qe nxit debate dhe diskutime ne nivel shkencor kur te tilla nisma i mungojne skenes se studimeve letrare. Vete Floresha e cileson kete liber si nje nxitje qe synonte te kapercente thjesht debatet qe nuk te cojne ne asnje perfundim shkencor.

Studimi i se vetmes grua qe eshte zgjedhur se fundmi anetare e Akademise
se Shkencave eshte pritur me nje reagim shume pozitiv nga qarqet
letrare dhe historiografike shqiptare.  Profesoresha e njohur e
letersise e ve theksin tek problematikat me te cilat jane perballur prej
vitesh studimet letrare dhe per te ky eshte nje moment kthese qe duhet
te realizohet edhe per historiografine letrare shqipe. Kjo veper thote
ajo nuk i zgjidh sfidat per nje histori te re te letersise, ajo ngacmon
mendimin tone shkencor, nxit debate midis specialisteve.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›