Kuvendi, rezolutë për përmbytjet. Berisha: Dëmshpërblim të plotë
Ne seancen e jashtezakonshme per permbytjet ne veri te vendit, Kuvendi ka miratuar nje rezolute per "Permbytjen ne qarkun e Shkodres", me 71 votat e deputeteve te maxhorances. Sipas kesaj rezolute, Kuvendi i kerkon qeverise qe te nderhyje me kapacitete njerezore dhe financiare ne situaten e krijuar ne Shkoder. Gjithashtu, i kerkohet qeverise qe te beje vleresim real ne llogaritjen e demeve, me transparence ne zonat e prekura, duke mundesuar edhe demshperblimin me transparence te plote. Nderkaq, me heret gjate seances, kryeministri Berisha tha se permbytja ne qarkun e Shkodres u shkaktua nga moti i keq, duke shtuar se rregullorja eshte zbatuar pike per pike.
• Reagon Rama: Sajesa në vend të fakteve
• Topalli: Ata që përhapën panik, gabuan rëndë
“është bere nje harmonizim i madh midis KESH, autoriteteve vendore te
Dajcit, Anes se Malit, Bushatit, Velipojes, qytetit te Shkodres eshte
bere perpjekja me maksimale qe nepermjet menaxhimit te derdhjeve te
shmangeshin shembjet. Eshte bere perpjekja me e madhe qe te jepej koha e
nevojshme qe qytetaret te mblidheshin per evakuim. Sipermarrja
energjetike e vendit ka zbatuar pike per pike rregulloren. Ne kete
situate jo te thjeshte, komiteti nderministror ka marr porosi dhe eshte
angazhuar qe te bej disponibel te gjitha fotot satelitore te permbytjes
ne menyre qe te behet vleresimi me i ndershem. Te gjitha fondet, mjetet
per c'demtim te ndershem, te plote e total, jo vetem te demeve te
krijuara, ne shtepite, orendite, mallin qe kane patur por dhe te gjitha
demet e tjera. E rendesishme eshte qe sikunder deri sot ne cdo gje do
kete transparence te plote”, tha kryeminstri Berisha.
Ai ka falenderuar te gjithe bizneset, qytetaret qe kane kontribuar me
para apo mallra per zonen e permbytur te Shkodres. Kosova dhe Maqedonia
kane mobilizuar ndihma te medha, tha Berisha.
Anisa Braho
Azhornuar së fundi ( e martë , 19 janar 2010 )
< I mëparshmi